Ruçi prezanton Ylli Bufin kandidat në Fier

17/05/2005 PS kërkon votat maksimale
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka prezantuar dje në rrethin e Fierit, kandidatët për deputetë, Ylli Bufi dhe Fatmir Xhindin. Gjatë prezantimit të deputetit Bufi, numri dy i socialistëve tha se “Ylli Bufi ka qenë me hallet e këtij komuniteti çdo ditë dhe çdo orë, aftësitë e tij prej intelektuali dhe politikani i ka shprehur edhe në programin e tij elektoral". Gjithashtu, Ruçi ka shprehur bindjen e tij të plotë se kandidati i PS-së në këtë zonë, do të fitojë shumicën e votave. “Nuk diskutohet fitorja, por sa do të jetë masa e fitores. Patosi do të shënojë rezultatin më të thellë, në vend të parë për kandidatin socialist”, tha Ruçi. Nga ana e tij, deputeti Bufi ka parashtruar strategjitë e tij për zonën, duke vënë theksin te përmirësimin e infrastrukturës. Po dje Ruçi ka prezantuar dhe deputetin Xhindi, i cili do të garojë nën siglën e PS-së për zgjedhjet e 3 korrikut. Ruçi u ka kujtuar banorëve të Roskovecit gjatë takimit elektoral se “7 vjet më parë në Roskovec persekucioni dhe hakmarrja për socialistët ishte e verbër. Nëse tuboje apo votoje për PS, do të "masakroheshe" prej opozitarëve. Do të duheshin 8 vjet të qeverisjes sonë që asnjë demokrat, republikan, opozitarë, jo vetëm të mos persekutoheshin, por t’i krijoheshin kushte të barabarta me të gjithë. Ne kërkojmë një mandat tjetër që shteti i brishtë shqiptar të forcohet, konsolidohet, të reformohet me qëllim përmbushjen e standardeve për integrim në BE dhe NATO", tha Ruçi. Ndërkohë që këto ditë Ruçi po zhvillon një tur të ngjeshur takimesh me bazën, duke prezantuar kandidatët për deputetë.