Arben Malaj, “Qytetar Nderi” i Nju Orleans në SHBA

24/04/2005 Ministri i Financave, Arben Malaj, është shpallur “Qytetar Nderi” nga qyteti i Nju Orleans i shtetit të Luizianës në SHBA. Kryetari i Bashkisë së Nju Orleansit, Ray Nagin, i ka akorduar deputetit të Vlorës dhe ministrit shqiptar të Financave, Malaj, titullin “Qytetar Nderi”, në emër të qytetarëve të qytetit disamilionësh të Nju Orleansit. Gjithashtu, bashkiaku Nagin e ka ftuar ministrin shqiptar të vizitojë këtë qytet të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryebashkiaku amerikan i ka transmetuar Malajt dëshirën e Bashkisë që drejton për një bashkëpunim më të ngushtë mes Vlorës dhe Nju Orleansit në fushën e infrastrukturës, sidomos asaj aeroportuale, turizmit, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të rritur investimet amerikane në Shqipëri dhe në Vlorë. Për ministrin Malaj, nderi që i është bërë nga qyteti Nju Orleans bëhet në një moment të rëndësishëm të jetës së tij politike. Ndërkohë që prioritet i punës së tij në të ardhmen do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.