E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP - qeveria italiane ratifikon marrëveshjen trepalëshe

28-02-2013 / Gazeta 55

Marrëveshja Shqipëri-Greqi-Itali për gazsjellësin Transadriatik


Këshilli i Ministrave të Italisë miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar më 13 Shkurt në Athinë mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e Gazsjellësit Trans-Adriatik Pipeline, (TAP).  Ndërsa me datë 13 shkurt kryeministri Berisha e firmosi vendimin e qeverisë shqiptare miratimin në parim të marrëveshjes TAP. Firma është një sinjal i qartë për institucionet vendimmarrëse, të cilat po perceptojnë epërsinë e këtij projekti ndaj rivalit Nabucco, i cili kalon nëpër një numër vendesh sllave.  Projekti parashikon të transportojë çdo vit 10 miliardë metër kub gaz azerbajxhanas nga San Foca në Pulia. Duke nisur nga Azerbajxhani, gazsjellësi do të përshkojë 800 km duke kaluar duke kaluar Greqinë, Shqipërinë për të mbërritur më pas në Itali.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›