Arben Minga, legjenda prehet në Panteonin e futbollit

Nga Bledar Kuka
Arben Minga ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Ish-futbollisti i shquar i kombëtares shqiptare dhe Tiranës (ish-17 Nëntori), u shua pasi lëngoi për një kohë të gjatë nga kanceri në pankreas. Ai u nda prej të dashurve të tij në orën 05.00 të mëngjesit sipas kohës së Shqipërisë, ndërsa mjekët i kishin prerë edhe ilacet në momentet kur u kuptua se nuk kishte shpresa. Tani, Tirana ka një legjendë më pak dhe po ashtu futbolli shqiptar ka humbur një nga lojtarët e tij më të spikatur. Beni jetoi pak, vetëm 48 vjet (1959-2007), por tifozët bardheblu (në vecanti) kanë përjetuar kënaqësi të mëdha prej lojës së tij ku, në repartin e sulmit, kishte formuar binomin e paharrueshëm me Agustin Kolën. Minga i përket njërit prej brezave të artë të futbollit të Tiranës, atij të viteve 80-të, ndonëse ai e vazhdoi karrierën edhe në vitet 90-të. Me ardhjen e tij, të Kolës, Mucës, Hodjes, Litit etj. dhe me praninë e Sulejman Memës, Millan Bacit apo Bedri Omurit, 17 Nëntori i asaj kohe njohu suksese të mëdha, me titujt kampionë më 1982, 1985, 1988 e 1989 dhe me kupat e Shqipërisë më 1983, 1984 dhe 1986. Gjithashtu, Tirana u bë i vetmi ekip shqiptar që arriti të kalonte disa herë turin e parë të kupave të Europës, si më 1982 ndaj Linfield-it irlandezoverior, 1986 ndaj Dinamos së Bukureshtit, 1988 ndaj Hamrun Spartansit maltez dhe 1989 ndaj Sliema Ëanderers-it po malteze. Minga luajti në plot 18 ndeshje dhe shënoi 3 gola, nga të cilat 2 në Kupën e Kampionëve dhe një në Kupën e Kupave. Karriera e tij në kombëtare ishte, gjithashtu, shumë e gjatë, për kohën në të cilën ai luajti. Me 28 ndeshjet e zhvilluara për kuqezinjtë (2 gola të shënuar), Minga ishte për disa kohë rekordmeni i takimeve. Ai ka qenë i pranishëm në fitoren 2-0 ndaj Belgjikës, ku ka shënuar edhe golin e dytë, apo në barazimin 2-2 në Polonië më 1984. Një sukses i madh për të ka qenë titulli i kampionit të Ballkanit më 1978, me Shqipërinë U21 (Shpresat), në fitoren e madhe 7-1 ndaj Shpresës rumune, pasi ishin mundur 1-3 në Rumani. Bashkë me titullin kampion Ballkani për kombëtaren A (më 1946), ky titull i Shpresave mbetet një nga triumfet më të mëdhenj (dhe të rrallë) të futbollit shqiptar. Në kuadër të Tiranës, ai ka dalë në finalen e Kupës Ballkanike më 1983, pas eliminimit të Larisës greke (1-3, 3-0), ndërsa kupën ia mori skuadra bullgare, Beroe e Stara Zagorës (0-3, 1-3). Me hapjen e kufijve më 1990, Minga provoi karrierën jashtë vendit, ndonëse ishte në një moshë jo të re, tashmë 32 vjec. Ai luajti në Rumani për disa kohë, ndërsa më pas u kthye sërish te skuadra e tij e zemrës, Tirana, duke dalë kampion më 1995 dhe 1996 dhe duke fituar Kupën e Shqipërisë më 1996. Me 6 tituj kampion dhe 4 kupa ai është një nga futbollistët me më shumë suksese në topkëmbën shqiptare. Ish-sulmuesi i fuqishëm ka qenë edhe anëtar i kryesisë së klubit si dhe kandidat për t'u bërë sekretar i klubit Tirana, kur më 1999 garoi së bashku me Sulejman Memën dhe Agustin Kolën. Mema fitoi, duke zënë vendin e lënë bosh nga Millan Baci. Më 1999 (fillim i shkurtit), Minga u caktua si trajner i skuadrës së pozitës në ndeshjen e futbollit mes politikanëve (pozitë-opozitë). Pozita në atë kohë ishte krahu i majtë dhe Minga hoqi shumë për të plotësuar formacionin, të paktën sipas agjencisë "Enter". Në vitet 90-të, ai u shpall bashkë me Agustin Kolën si një nga legjendat e historisë së klubit, ndërsa ka qenë shumë i lavdëruar nga tifozët dhe kolegët e tij, për kontributin e madh që ka dhënë te Tirana. Sipas tyre, Minga ishte tepër i vlefshëm jo vetëm me golat e shënuar, por edhe sepse mbante skuadrën në këmbë, sidomos në ndeshjet jashtë fushe. Shokët e tij, si Muca apo Josa, tregojnë se pas këtyre ndeshjeve në rrethe, kurrizi i Benit ishte plot mavijosje, nga bërrylat e shumtë që merrte gjatë 90-minutëshit. Homazhe per Mingen Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të organizojë, bashkë me klubin e Tiranës, homazhe për kujtimin e Arben Mingës. FSHF shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen e futbollistit, në një komunikatë botuar në faqen e saj zyrtare. Homazhet do organizohen të premten (nesër) nga ora 11.00 deri në 13.00. Po ashtu, FSHF bën të ditur se, me një vendim të vecantë të Komitetit Ekzekutiv, është akorduar një fond solidariteti për familjen e Mingës. Në ndeshjet e kampionatit të futbollit, që do luhen këtë fundjavë, do të mbahet 1 minutë heshtje gjithnjë për kujtimin e Mingës, ndërsa lojtarët do kenë të vendosur në krah, nga një shirit të zi. Kush ishte "legjenda" Emri: Arben; Mbiemri: Minga; Vilindja: 1959; Shtatlartësia: 1.85 m; Roli: Sulmues; Ekipet: Tirana (ish-17 Nëntori); Ndeshje me kombëtaren: 28; Gola me kombëtaren: 2; Titujt: 6 herë kampion (1982, 1985, 1988, 1989, 1995, 1996); 4 Kupa të Shqipërisë (1983, 1984, 1986, 1996); 1 Superkupë të Shqipërisë (1994); Ndeshje në Kupat e Europës: 18; Gola në Kupat e Europës: 3; Më 1985: Shënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar (13 gola, bashkë me Fakjen e Vllaznisë) Vargjet për Mingën: Shqipëri-Belgjikë 2-0 (1984) Kush ja boni golat Skuadrës së Belgjikës Koka e Mirelit Koma e Ben Mingës Dinamo Bukuresht-Tirana (17 Nëntori) 1-2 Minuta e dytë stadjumi pse heshti gjuan Arben Minga tunet Bukureshti Kush po l'shon k'to predha kush po i bo k'to xhibla osht lojtari jon pesmdhetkatshi Minga (marrë nga albsport.com) Thanë dhe u shprehën për Benin Fatmir Frashëri: Nga më të mirët e kohës së tij "E kam zbuluar si lojtar në ekipin e të rinjve dhe më pëlqeu shumë. Kontributi i tij për futbollin tonë është i madh, duke qenë ndër më të mirët e kohës së tij. Një lojtar i madh". Sulejman Starova: Një nga më të mirët e Shqipërisë "Ndarja e tij nga jeta në moshë kaq të re është humbje e madhe për familjen dhe të gjithë ne. Kam qenë shok me të, e quaj një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë, sulmues me tipare të rralla". Shkëlqim Muca: Jemi të dëshpëruar për humbjen e tij "Ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë. Një njeri po kaq i mirë dhe i vecantë. Familja duhet të jetë krenare për të, ndërsa të gjithë ne jemi të dëshpëruar për humbjen e tij".