Lala, gol në fitoren e Hannoverit

Altin Lala ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë si titullar për Hannover dhe ka arritur që të shënojë një nga pesë golat e shënuar nga skuadra e tij në portën e skuadrës berlinase Hertha BSC. Mesfushori shqiptar që është aktivizuar për 90 minuta në këtë takim i ka dhënë vulë fitores së Hannoverit në minutën e 76-të pëër të shënuar golin e fundit për rezultatin përfundimtar 5:0.
Duket se mesfushori shqiptar është rikthyer në formën e tij më të mirë në pjesën e dytë të sezonit 2006-07, pasi vitin e kaluar ishte aktivizuar në vetëm gjashtë ndeshje, duke qenë titullar në vetëm tre prej tyre.
Me këtë fitore Hannover është ngjitur në pozitën e 10-të të Bundesligës me 23 pikë në 19 ndeshje të zhvilluara.