Bogdani: Më mjafton një gol për të gjetur veten

Shqiptari mbron Kievon me dy fytyra. "Cilësia të nxjerr gjithnjë nga situata. Kritikat? Unë nuk dëgjoj asgjë dhe shpresoj të shënoj ndaj Lacios. Sulmuesi i blerë nga Siena synon të dalë sa më shpejt nga kriza.
* * * Gjysmë ore përpara stërvitjes, Erjon Bogdani ka të gjithë kohën që i nevojitet për t'u ulur dhe për t'u menduar. Kjo Kievo e këtyre ditëve të fundit, është një skuadër me dy fytyra krejt të ndryshme. E bukur dhe drithëruese nga njëra anë, konfuze dhe e paqëndrueshme nga ana tjetër. Le të marrim tre ndeshjet e fundit, të cilat e ilustrojnë më së miri këtë problem, atë kundër Katanias, Sienës dhe Empolit, ku u arrit një fitore, një barazim dhe një humbje, por asgjë nuk u duk e sigurt apo e qëndrueshme. Dhe nuk ka patur as vazhdimësi rendimenti. Kjo edhe për arsye se strategjia e trajnerit Del Neri në harkun e 270 minutave, ka qenë e padeshifrueshme, e lëkundur dhe e ndryshueshme shpesh. Bogdani ka veshur këpucët, tërheq lart getat dhe tani kërkon qetësinë e duhur për t'u përqendruar dhe për të qartësuar mendimet. -Bogdani, Kievo është në vështirësi apo jo? - E kush është ai që mund të thotë se Seria A është një udhëtim i këndshëm?! Edhe ne jemi përballur me vështirësitë që na "takojnë", por le të mos e dramatizojmë cështjen. Tanimë kjo nuk ka kuptim, pas një fitoreje dhe një barazimi në 3 ndeshjet e fundit. - Por faktet flasin ndryshe: Kundër Katanias, Kievo na kënaqi, me Sienën na zhgënjeu, ndërsa me Empolin erdhi ai barazim që mbase mund të mos ju ndihmojë shumë në fund të fundit. Ju si e shikoni gjendjen? - Unë shikoj shumë skuadra që, mbi të gjitha, mendojnë të të mos lejojnë të bësh lojën tënde. Mbyllin shpejt, e vrasin lojën dhe kënaqen me kaq. Që ta vesh sot Kievon në bankën e të akuzuarve, më duket e padrejtë, pasi, në fund të fundit, po flasim për një 45 minutësh për t'u harruar. - Këtu e keni fjalën për pjesën e dytë të ndeshjes kundër Sienës? - Po, pikërisht. Por nuk duhet të harrojmë edhe këtë tjetrën, më falni, që ne jemi në rrugë të mbarë për të mbijetuar në Serinë A. Ata që janë poshtë nesh në renditje, duhet të nxitojnë, sepse gjendja është e vështirë, ndërsa ata që janë mbi ne, nuk duhet të ndjehen aspak të sigurt për mbijetesën. - Por, tanimë ju jeni përballë 6 sfidave mjaft të vështira... - Të vështira, por jo të pamundura. Futbolli vendoset edhe nga episodet dhe mjafton shumë pak për të ndryshuar gjërat dhe për të ndërruar rrjedhën e ndeshjes. Unë jam shembulli më i mirë për këtë gjë. - Në c'kuptim? - Pas ndeshjes me Katanian, më mbuluan me elozhe dhe komplimente. Vetëm dy ndeshje më pas, marr telefonata të tipit "Erjon, cfarë po ndodh, po vuan një krizë forme?". - Dhe e vërteta, cila është? - Futbolli të djeg. Ta merr shpirtin, pastaj ta kthen prapë. Nëse arrij të shënoj në "Olimpiko" (ndaj Lacios), ndryshon sërish gjithcka. Por cështja këtu është e një natyre krejt tjetër: Një ndeshje e keqe nuk mund të mjaftojë për të ndryshuar rrjedhën e gjërave. - Dhe ju, cfarë emri do t'i vinit ju asaj që po ndodh tashmë me Kievon? - Kievo nuk mund të diskutohet përsa i përket mbijetesës. Skuadra ka cilësi dhe askush nuk mund të pretendojë të kundërtën. Është po ashtu sic kam deklaruar kur erdha në Veronë: domethënë që Kievo është gabimisht në katet e poshtme të renditjes së Serisë A. - Janë të merituara kritikat që të janë bërë këto dy javët e fundit? - Jam mësuar tashmë, sepse luaj në Itali prej shumë vitesh dhe, këtu, një ditë je hero, ditën tjetër je zero. Prandaj, tashmë jam mësuar të dëgjoj vetëm zërin e ndërgjegjes sime. - Dhe, cfarë të sugjeron ai për momentin? - Që mjafton një gol për të ndryshuar gjërat. Forma fizike është e mirë dhe mos harroni që nuk kam një jetë që luaj te Kievo, por vetëm pak javë dhe po mësoj dhe po njoh me një botë tjetër. Më besoni: Mbetem gjithsesi shumë i qetë. - Le të bisedojmë pak për rivalët tuaj në betejën për mbijetesë, pasi ata që janë prapa, kanë filluar të nxitojnë. Kush është më mirë? - Rexhina shkëlqen, ndërsa sinjale për ringjallje ka dhënë edhe Askoli. Por këtu mjafton një ndeshje e dobët për të ndryshuar gjithcka. Thonin që duhet ta mundnim me cdo kusht Empolin, por shikoni se cfarë ka ndhodhur me Mesinën apo me Kaljarin. Kjo do të thotë se ekziston një ekuilibër i konsiderueshën dhe asgjë nuk mund të nënvlerësohet. - Të dielën ju pret Lacio. Do ta ndërrojë Kievo sërish fytyrën e saj? - Kievo duhet të luajë në Romë me gjithë zemër. Përndryshe, unë nuk shikoj asnjë alternativë tjetër. - Bogdani, a nuk ndodh që ngandonjëherë, frika për të gabuar sa më pak, shpesh mund të shndërrohet në një shaka aspak të këndshme. - Mbase, por për gjithcka ekziston një kurë. Në fushë mund të shkosh i preokupuar dhe frika mund të mbijë papritur. Por, me potencialin cilësor dhe me lojën me zemër, del gjithnjë i fituar. - Në fund të fundit, më mjafton vetëm një gol...? - Vetëm një gol. Në fakt, dua shumë gola, por do të kënaqesha me një skuadër të madhe. Unë jam një nga lojtarët. Marrë nga "L'Arena"
Intervistoi: Simone Antolini Përshtati: Altin B. Kodra