Arben Nuhiu me oferta nga Finlanda dhe Shqipëria

Shkup– Ndërmjet skuadrës së Milanos dhe futbollistit Arben Nuhiu ende nuk është mbyllur mosmarrëveshja. Të dy palët janë duke e pritur njëri tjetrin dhe si duket askush nuk e merr guximin të paraqitet i pari. "Unë jam duke i pritur të më paraqiten dhe të më tregojnë se a ju duhem ose jo. Ju kam thënë se vetëm me kushtet që jemi marrë vesh njëherë mund të vazhdojmë bashkëpunimin, ndërsa jo me bisedime të reja", është shprehur Arben Nuhiu, i cili në ndërkohë po shikon edhe mundësi të tjera për të kaluar në ndonjë klub jashtë vendit.
"Po jam duke pritur edhe disa oferta nga Finlanda dhe Shqipëria. Pres të pajisem me vizë dhe të nisem. Ndërkohë edhe nga Shqipëria kam disa oferta, prandaj brenda këtyre ditëve do të kristalizohet se ku do të vazhdojë të luaj", theksoi ai, për të shtuar se tani për tani është duke stërvitur në stadiumin e Sllogës nga Cairi. Nga ana tjetër as Kryesia e Milanos nuk planifikon ta thërras Nuhiun. Sipas tyre kushtet që iu kanë dhënë Nuhiut nuk mund t'i jap asnjë skuadër në Maqedoni, prandaj i mbetet futbollistit të vendos thonë në kryesinë e klubit të Milanos.
Reshat IBRAHIMI