E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbër Jakllari: Regjia dhe aktrimi mishërohen brenda meje



Me personazhet dhe veprat që ka vendosur në skenë ai ka sjellë për publikun karaktere të ndryshme dhe risi të reja, ku gjithmonë e më shumë vlerësohet për atë që ai sjell në teatër si një regjisor dhe aktor i ri i skenës shqiptare. Regjisori Arbër Jakllari ka një karrierë të pasur artistike. Edhe pse është pjesë e brezit të ri të regjisorëve dhe aktorëve që interpreton në skenë, ka sjellë para publikut personazhe nga më të ndryshmet për një periudhë të shkurtë kohore. Impenjimi kryesor për profesionin e tij është të punuarit pa fund, pasi përkushtimi ndaj këtij profesioni është një ndjesi e veçantë. Duartrokitjet dhe spektatorët janë gjithmonë dhurata më e bukur dhe emocioni më i madh për të. Në një intervistë për “Albania Weekend”, aktori rrëfen për emocionet në skenën teatrore, si dhe projektet artistike të mëtejshme. Fillimi drejt kësaj rruge të bukur nuk ka qenë e rastësishme por një ëndërr e lindur gjatë viteve. “Regjia nuk ka qenë një pasion i lindur. Prej vitesh unë gjithmonë ikja në teatër dhe shikoja shfaqje sepse një njeriu im gjithmonë më njoftonte kur jepeshin shfaqjet. Dhe kështu ndodhi çdo ditë dhe më shumë vazhdova të ndieja brenda vetes se kisha zgjedhur rrugën e duhur për të ecur profesionalisht. Momenti kur do vendosja për të vazhduar shkollën e lartë ishte vërtetë një moment jo shumë i vështirë pasi unë e kisha zgjedhur degën dhe ajo ishte regjisura. Aktrimi dhe regjia për mua jetojnë bashkë por regjia me jep gjallëri më shumë”- cilësoi Arbëri. Ka pak vite që interpreton në skenë dhe, pa dyshim, bën pjesë në atë brez regjisorësh dhe aktorësh të rinj që sjellin një frymë të re në skenën e teatrit. Ky është regjisori Arbër Jakllari, i cili thotë se me përpjekje dhe dëshirë mund të ecësh përpara. Dhe gjer tani motoja që ka ndjekur nuk i ka dalë keq. Më tej, gjatë intervistës ai tregon për projekte dhe rolet më të spikatura që ka pasur gjatë këtyre viteve dhe për projektin më të fundit teatror “Prometeu i lidhur” ku kishte dhe rolin kryesor atë të “Prometeut”. I pyetur se pse zgjodhi pikërisht një vepër nga antikiteti për të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar ai tha se “Zgjodha Prometeun pasi kisha një mesazh shumë të fortë për publikun, dhe jo vetëm për publikun shqiptar por edhe atë botëror nëse ajo shfaqje do lëvizte nëpër botë. Me Prometeun kapa një detaj shumë të vogël që ai mbajti gjithë shfaqjen; zjarri i Prometeut që ua jep njerëzve dhe nga zjarr bëhet arma e shumë gjëra të tjera deri në ditët e sotshme. Detaji i zjarrit paraqiti antikitetin dhe evoluimin e njerëzve. Përveç anës materiale që zjarri rritet dhe bëhet vrastar, zjarri ka dhe kuptime të tjera pasi ai i dha njerëzimit zhvillimin i dha gjithçka, i dha dashurinë e të tjera. Si nga ana materiale dhe nga ana shpirtërore të gjitha i ka përdorur në të keqen e vet dhe këto detaje që kapa u mundova ti hidhja në skenë. “Prometeu i lidhur” u shfaq me sukses në Teatrin Kombëtar dhe kritikat e kanë pritur shumë mirë dhe së shpejti mendoj se do të shfaqet në ndonjë festival jashtë Shqipërisë”. Më tej gjatë kësaj interviste ai na tregon më shumë për jetën e tij artistike, cilat janë emocionet që i fal skena dhe na zbulon dhe projektet në vazhdim.

Kush është Arbër Jakllari për publikun shqiptar?
Është e vështirë ta thuash se kush është Arbëri por me pak fjalë; Arbëri është student i vitit të dytë në Akademinë e Arteve në degën regjisurë. Qëllimi kryesor i tij është të komunikoj sa më shumë me publikun shqiptar, shpesh herë mundohem të kap një tematik shumë aktuale me qëllim që të përcjell mesazhe sa më të forta dhe emocione të pafundme.

Si ka nisur rruga drejt regjisurës. Ka qenë një pasion i lindur apo dikush ka ndikuar tek ju?
Nuk ka qenë e lindur, prej vitesh unë gjithmonë ikja në teatër dhe shikoja shfaqje sepse një njeriu im gjithmonë më njoftonte kur jepeshin shfaqjet. Dhe kështu ndodhi çdo ditë dhe më shumë vazhdova të ndieja brenda vetes se kisha zgjedhur rrugën e duhur për të ecur profesionalisht. Momenti kur do vendosja për të vazhduar shkollën e lartë ishte vërtetë një moment jo shumë i vështirë pasi unë e kisha zgjedhur degën dhe ajo ishte regjisura. Aktrimi dhe regjia për mua jetojnë bashkë por regjia me jep gjallëri më shumë.
Një student akoma i pa diplomuar vë shfaqje dhe aktron përkrah aktorëve me eksperiencë. Çfarë mund të na thuash për daljen tuaj të parë në skenë?
Këtë vit kam luajtur një rol të plotë me veprën e Albert Kamys me regji të Oriana Camajt, ishte një punë shumë e vështirë pasi Kamyja është një autor që I përket rrymës ekzistenciale absurd dhe ishte një punë shumë e vështirë. Absolutisht ka qenë një rol që më dha eksperiencë pasi interpretova përkrah aktorëve profesionist dhe fill pas kësaj kam luajtur tek shfaqja “Prometeu i lidhur” me regji timen ku kisha dhe rolin kryesor Prometeun. Ishte me të vërtetë një eksperiencë shumë e mirë. Antikiteti është zanafilla e teatrit ku aty ka lindur aktrimi, regjia, dramaturgjia etj. Me pak fjalë nëse nuk prek antikitetin nuk mund të vazhdosh me shkallë të tjera.
Pse zgjodhët pikërisht një vepër nga antikiteti?
Zgjodha Prometeun pasi kisha një mesazh shumë të fortë për publikun, dhe jo vetëm për publikun shqiptar por edhe atë botëror nëse ajo shfaqje do lëvizte nëpër botë. Me Prometeun kapa një detaj shumë të vogël që ai mbajti gjithë shfaqjen; zjarri i Prometeut ua jep njerëzve dhe nga zjarr bëhet arma e shumë gjëra të tjera deri në ditët e sotshme. Detaji i zjarrit paraqiti antikitetin dhe njerëzit sot, evoluimin e tyre. Përveç anës materiale që zjarri rritet dhe bëhet vrastar, zjarri ka dhe kuptime të tjera pasi ai i dha njerëzimit zhvillimin i dha gjithçka, i dha dashurinë e të tjera. Si nga ana materiale dhe nga ana shpirtërore të gjitha i ka përdorur në të keqen e vet dhe këto detaje që kapa u mundova ti hidhja në skenë. “Prometeu i lidhur” u shfaq me sukses në Teatrin Kombëtar dhe kritikat e kanë pritur shumë mirë dhe së shpejti mendoj se do të shfaqet në ndonjë festival jashtë Shqipërisë.
“Prometeu i lidhur” erdhi me dy të veçanta pasi realizove regjin dhe kishe rolin kryesor. Sa të vështirë e kishit këtë rol?
Absolutisht që ka qenë shumë e vështirë dhe gati e pamundur pasi nuk mundet regjisori të bëhet dhe aktor dhe sidomos aktor kryesor. Regjia duhet të rri jashtë skenë të komandojë dhe të urdhëroj aktorët në skenë. Fati i mirë i asaj shfaqje ishte se të pestë aktorët kishin një dëshirë të jashtëzakonshme për të punuar dhe unë e përsëri se disiplina në punë dhe dëshira me shpirt për të bërë art gjithmonë është produktive. Kori ishte magjia e asaj shfaqje dhe unë rrija gjatë gjithë kohës vetëm bëja tekst dhe kontrolloja çdo gjë, dhe zakonisht në antikitet kori e ngre skenën dhe e mban gjallë. Kur erdhi momenti që dhe unë të hyja në skenë kishim pak vështirësi pasi duhej një sy i jashtëm që të kritikonte nëse çdo gjë po ecte siç duhej dhe në fakt kështu ndodhi pasi ndihmonim njëri tjetrin. Shfaqja pati shumë element që e bën të realizueshme, kishte një skenografi të veçantë pasi në fund binte skena. Kjo shfaqje kishte në gjirin e saj një gamë të gjerë elementësh dhe një dinamik të jashtëzakonshme dhe të gjithë duhet të punonim që secili të mbante fort atë detyrë që kishte. Dhe realisht shfaqja u realizua me shumë sukses dhe jam shumë i kënaqur me të gjithë aktorët që morën pjesë dhe përbën një kor fantastik nga Oriana Cama, Endri Çela, Xhemi Demi, Aldion Matarangasi.
Përveç rolit të Prometeut ke bërë dhe role të tjera. Çfarë mund të na thuash rreth atyre eksperiencave?
Rolet më të veçanta për mua janë; “Zhani” i Albert Kamys, “Prometeu”, dhe disa role të vogla ose siç i quajmë ne role fragmentesh. Me rolin e “Zhanit” morëm pjesë në festivalin e Kosovës ku u prit shumë mirë dhe e them me plot gojën që ishte një ndër shfaqjet më të mira që u interpretuan në festivalin e Suarekës. Nuk arritëm të marrim çmim pasi na u desh të largoheshim dhe ne e dinim nëse do iknim s’do merrnim çmim. Gjithsesi ne performuam dhe bëmë një teatër krejtësisht eksperimental pasi nuk pranuam të hipnim në skenë e teatrit të Suarekës ose siç e quanin ato në shtëpinë e kulturës. Shfaqjen tonë e ndërtuam në një lokal me gur që ju përshtaste skenës dhe aty ndërtuam skenën. Skena që improvizuam ne ishte gati gati e pabesueshme pasi doli fantastike dhe u prit mjaftë mirë nga publiku për vetë faktin se nuk kishte diferencim publiku ishte i përfshirë në shfaqje. Shfaqja tjetër që mbylla vitin e dytë është “Otello” i Shekspirit. Kjo shfaqje nuk erdhi në formën klasike por e solla në teatër aktual e parë në ditët e sotme dhe mesazhi që unë përcolla me anë të kësaj kryevepre të Shekspirit ishte individi që jeton nën trysnin e shoqërisë ku ajo trysni bën që ta çoj njeriun aty ku duan. Kjo pjesë u vendos në sallën Balck Box në Akademinë e Arteve dhe u prit shumë mirë nga publiku.
Kur mendon se një artist arrin majat?
E parë nga unë them se artisti nuk duhet ta ushqej vetën për të arritur majat, artisti duhet ta ushqej veten duke realizuar shfaqjet me sukses. Mendoj se maja që kam arritur unë është kur unë e bëj punën e plotë dhe marr kënaqësi atëherë them se jam në rregull. Nuk dua kurrë të arrij majat thjesht dua të bëj punën dhe të jap mesazhe, të kënaq veten time në radhë të parë dhe absolutisht publikun pasi ai është mbreti i skenës, është një magji, publiku të jep një forcë të jashtëzakonshme.
Si e shikojmë Arbër Jakllarin jashtë skenës në një ditë të zakonshme?
Në fakt gjithmonë kaloj një ditë të hallakatur pasi ne të regjisë merremi me shumë lexime. Regjia është një degë që s’të jep shumë kohë të lirë dhe s’para ke pushime për të mos thënë se gjatë gjithë kohës je me libra ndër duar.
Cilat janë periudhat më të bukura për Arbërin?
Periudhat më të bukura për mua janë vetëm periudhat e provave. Momenti kur filloj dhe përgatis platformën dhe merrem me pjesën e radhës që do të vë aty fillon procesi krijues që buron nga shpirti dhe quhet art. Punët parapërgatitore si me platformën, skenografin, mishërimin e aktorëve me personazhet janë vërtetë të veçanta.
Po periudha më e vështirë?
Të gjitha këto që të thashë dhe i cilësova si periudhat më të bukura vështirësitë i kanë brenda sepse ndonjëherë puna të ndërlikohet dhe normalisht që do hasësh vështirësi. Regjisorit i duhet shumë punë për të dal para aktorëve pasi regjisori është një dhe aktorët duhet të gjejnë të përgatitur dhe të kompletuar. Janë me të vërtetë periudha të vështira por edhe të bukura njëkohësisht. Arti ndonjëherë është dhe matematikë.
Ka ambicie Arbër Jakllari?
Ambiciet e mija janë të vë sa më shumë shfaqje dhe të mos rri pushim dua të merrem me diçka. Projektin e fundit e mbarova gati një muaj e gjysmë para sezonit. Kam dëshirë dhe pasion të merrem vazhdimisht me punë nuk dua të rri asnjë moment në qetësi.
Çfarë është familja për ju?
Familja është gjithçka, absolutisht pa familjen dhe mbështetjen e saj s’do isha këtu ku jam. Pa dashurin e familjes, pa harmoninë e familjes njeriu është zero, nuk mund te eci pa pasur përkrah familjen. Familjen e kam gjënë më të shtrenjtë.
Po dashuria? E ka provuar Arbëri ndjenjën e dashurisë?
Absolutisht po. Dashurin njeriu nuk është se e kërkon dashuria lind ajo është si puna e të bukurës në art që quhet estetik. Dashuria lind nga hiçi dhe të mbizotëron shpirtin dhe merr përmasa. E kam provuar ndenjën e dashurisë dhe jam i dashuruar.
Kush janë projektet që keni planifikuar gjatë këtyre dy muajve të verës?
E para është se me kismet do të udhëtoj drejt Sarandës për të ndjekur festivalin e Butrintit. Jam i detyruar të shkoj në atë datë të shikoj festivalin por nuk është data ime e preferuar për të bërë pushime. Do bëj çmos që të mos humbas asnjë shfaqje që do të jepet në festival pasi është përzgjedhur një repertor mjaftë i larmishëm evropian. Projektet i kam në kokë por do filloj pas shtatorit pasi akoma si kam të konkretizuara janë thjeshtë projekte në ajër.

10 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›