E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja që pengohet të luftojë korrupsionin



Irish Times

Prokurorja e parë femër e Shqipërisë ka të arritura që sistemin juridik irlandez e turpëron. Në satirën politike “Qeni shakaxhi”, roli i fiksuesit politik, Robert de Niro, sugjeron një plan të fillimit të luftës me Shqipërinë, për ta shmangur kujdesin ndaj një komploti për presidentin amerikan, mbi bazën e asaj që askush nuk di asgjë për Shqipërinë.
Si një vend i vogël i Ballkanit, me një histori krenare, por komplekse, me gjasë, e vetmja gjë që u shkakton neveri shqiptarëve, më tepër sesa anonimiteti, është klisheja e referimit ndaj tyre si kriminelë gjenetikë.
Sipas organizatës “Transparency International”, Shqipëria është njëri nga vendet më të korruptuara në Ballkanin Perëndimor.
Derisa pritni takimin me prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama, e para femër në këtë post, ju keni një përshtypje të veçantë nga sasia e jashtëzakonshme e interesimit të mediave për të, - ju duket se ju do të takoni një person, që mund ta shkatërrojë atë stereotipin negativ për shqiptarët.
Të arriturat e saj flasin vetë: dy paraardhës të saj janë akuzuar dhe larguar nga zyra për marrje të ryshfetit dhe kërkesa për marrjen e imunitetit të dy ministrave aktualë, me qëllim që të akuzohen.
Rasti i parë i imunitetit ka të bëjë me keqmenaxhimin e 120 milionë eurove të fondeve shtetërore në tenderimin e rrugës për në Kosovë. Rasti tjetër i profilit të lartë përfshin shpërthimin masiv në depon e municionit afër kryeqytetit, në Tiranë, ku u vranë fëmijët që ishin të punësuar ilegalisht aty.

Ju mund të imagjinoni se drejtësia mund të mbizotërojë në Shqipëri, por nuk ndodhi kështu për faktin se të dyja rastet e profilit të lartë ministror janë refuzuar nga Gjykata Lartë për “shkaqe procedurale”.
Rasti i fundit në kuptimin e tolerancës qeveritare ndaj prokurorit të saj të përgjithshëm, ndodhi kur Ina Rama ishte përpjekur ta ndalojë biznesmenin nga Bosnja, Damir Fazliq, për ta marrë në pyetje.
Pavarësisht nga reputacioni i lidhjeve me “mafinë e energjisë” në rajon, prokurorët nuk ishin në gjendje ta zënë atë para se ai të largohej nga Shqipëria.
Vetëm pas paraqitjes së pamjeve në televizion, në të cilat shefi i policisë ishte filmuar duke e përcjellë zotin Fazliq në aeroplan, Ministria e Brendshme e pranoi se e kishte dërguar policinë, me qëllim që të parandalojë prokurorët për ta marrë në pyetje Fazlliqin.
Po, çfarë arsyetimi ishte dhënë nga ministri për pengimin e kërkesës së kryeprokurores për marrje në pyetje? Është thënë se kërkesa ishte jo-kushtetuese, sepse ishte bërë me telefon.

Në vijim të hetimeve për këtë rast, opozita ka akuzuar anëtarët e afërt të familjes së kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, për lehtësimin e shitjes së një kompanie me seli në Qipro.
Kjo kompani, pronë e Damir Fazlliqit, nuk kishte pasuri, por ishte shitur për 1.75 milion euro dhe kjo ka ngritur shqetësime për pastrim parash.
Të gjithë që janë të përfshirë fuqishëm i kanë hedhur poshtë keq-bërjet. Kryeministri publikisht e ka paraqitur Fazlliqin si “mik të dashur”.

Kryeprokurorja Ina Rama u shndërrua nga personi, për të cilin kryeministri kishte thënë se “e gëzon besimin e gjithë spektrit parlamentar” në njeriun që “ishte mjet i opozitës”.
E pyetur se si ky presion ndikon në familjen e saj, ajo tha se nëna e saj i mbledh të gjitha shkrimet në gazeta kur flitet për të; por, kur babai e pyet se si po ecën puna, ajo gjithmonë i thotë: “Unë jam mirë”. (f.b.)

Marrë nga radio “Europa e lirë”

10 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›