Mashtronin me ujin e pijshëm, mbyllen 5 subjekte ambalazhuese në Tiranë
Kompanitë që ambalazhonin ujin në bidonë 6 litërsh nuk respektonin kushtet higjenike
Ervin KOÇI
Abuzimet në dëm të konsumatorit shqiptar nuk bëhen vetëm te cilësia e ushqimit, por tashmë edhe te uji i pijshëm. Kjo shkelje është konstatuar me ujin e ambalazhuar që disa subjekte tregtonin në Tiranë, ku nga analizat e bëra u verifikua se uji ishte jashtë parametrave për t’u konsumuar. Për pasojë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit së bashku me Inspektoratin Ushqimor të Tiranës kanë mbyllur përkohësisht dje aktivitetin e 5 subjekte të ambalazhimit dhe tregtimit të ujit të pijshëm me bidonë 6 litra. Kjo masë është ndërmarrë pas disa inspektimeve në këto subjekte të cilave u janë lënë detyra për të përmirësuar situatën. "Nga inspektimi që kemi bërë aktualisht një pjesë e masave janë respektuar, ndërsa një pjesë tjetër nuk janë respektuar. Ne vazhdojmë të kemi një afat për respektimin e masave të tjera, më të shkurtër se afati i parë në mënyrë që të zbatohen. Subjektet i kemi bllokuar për arsyen e thjeshtë sepse përgjithësisht nuk kanë njohuri të nevojshme në trajnimin e personelit dhe njëkohësisht nuk kanë marr masat e nevojshme prësa i përket praktikave higjenike",- tha Rezart Thupi, drejtor i riskut në AKU. Në Tiranë ka me dhjetëra subjekte që tregtojnë ujin e pijshëm me bidonë 6 litërsh dhe shumica e tyre punojnë krejt jashtë standardeve. Kjo veç prishjes së tregut dhe konkurrencës, është edhe një rrezik për konsumatorët e këtij produkti, shitjet e të cilit në verë rriten ndjeshëm.
Subjektet
Subjektet që u kapën me shkelje dhe u proceduan nga AKU-ja dhe IUT-ja janë: "Altrade" sh.p.k (Uji Santa Maria), me përfaqësues Mbaresa Kaçaj, të cilit i është pezulluar aktiviteti pasi ka mangësi në procesin teknologjik të larjes së ambalazhit, taposjes dhe etiketimit. "A.Q" sh.p.k (Uji Shën Mëria), me përfaqësues Agron Qoku, të cilit i është pezulluar prodhimi për linjën e 1.5 dhe 0.5 litra, pasi makineria e kësaj linje ka pësuar defekt dhe në një gjendje të tillë nuk garanton produkt të sigurt. "Eta" sh.p.k (Uji Selita) i është pezulluar prodhimi për 1.5 dhe 0.5 litra, duke qenë se kishte mangësi në procesin teknologjik të prodhimit dhe ambalazhimit. Kompania "Ris" sh.p.k (Uji Tirana), ku është bërë një kontroll i mëparshëm dhe është konstatuar se kishte një teknologji të mirë, por kishte mangësi në ambientet e punës, të tilla si prishje pllakash dhe lagështi në muret anësore. Duke qenë se subjekteve të mësipërme u është lënë detyrë me afat të përcaktuar për rregullimin e mangësive, dje Inspektorati Ushqimor Tiranë, me pjesëmarrjen edhe të AKU-së, ka bërë një kontroll mbi plotësimin e këtyre detyrave dhe u konstatua se këto detyra nuk janë plotësuar, duke çuar në pezullimin e përkohshëm deri në marrjen e masave për krijimin e kushteve të përshtatshme për operim normal. Ndërkohë që për subjektin "F-Ferra" (Uji Kristal) janë lënë detyra për t'u plotësuar nga ana e kompanisë së prodhimit, ambalazhimit e tregtimit të ujit.
Kontrollet
Burime nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Inspektoratit të Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë, bënë të ditur se gjatë këtij sezoni veror po ndjekin me përparësi, në bazë të një plani pune të detajuar, subjektet prodhuese të bukës, ujit, si dhe kushtet e tregtimit në tregjet ushqimore të Tiranës për zbatimin e rregullave të sigurisë ushqimore. Sipas AKU-së, në qarkun e Tiranës ushtrojnë aktivitetin 11 subjekte që prodhojnë, ambalazhojnë dhe tregtojnë ujë. 7 nga këto subjekte janë plotësisht të mekanizuara dhe dy prej tyre janë të certifikuara dhe me certifikatat e cilësisë dhe sigurisë ISO dhe HAÇAP. Problemi i ujit të ambalazhuar ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, pikë së pari të konsumatorit, por njëkohësisht edhe të medias vizive e të shkruar, e cila e ka ndjekur shpesh çështjen e ndotjes së ujit të ambalazhuar. Për këtë arsye, Inspektorati Ushqimor në Tiranë gjatë procesit të kalimit të funksioneve të inspektimit te AKU-ja, ka ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet ambalazhuese të ujit dhe si rezultat janë bërë edhe përmirësime. Por ajo që vlen për t'u theksuar është se në disa subjekte gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe për mosplotësim të kushteve teknologjike janë marrë masa maksimale për subjektet e mëposhtme të ambalazhimit të ujit. Këto kontrolle do të shërbejnë si një fazë përgatitore gjatë kalimit të funksioneve të inspektimit nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve të qeverisjes vendore, te Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
BOX///////////////////////
Tirana thahet për ujë, UKT-ja pret lidhjet për disa lagje
Në Tiranën e viteve 2010, kur qeveria Berisha premton epokën e internetit, qytetarët nuk kanë ujë të pinë. Ujësjellësi i Tiranës, drejtpërdrejtë në administrim të Ministrisë së Transporteve, jo vetëm që nuk shqetësohet të përmirësojë furnizimin e atyre zonave që tradicionalisht vuajnë për ujë, por penalizon dhe lagje që kanë pasur furnizim. Në vend që të synohet përmbushja e një të drejte elementare të njeriut, këto ditë po bëhet e kundërta. Lagje të tëra në kryeqytet, sidomos ato afër malit të Dajtit, të cilat gjithmonë kanë pasur furnizim të mirë me ujë të pijshëm, për shkak dhe të pozicionit të tyre, papritur, po përballen me thatësirën, si të ishin jo në Shqipëri, por në shkretëtirat e Afrikës. Banorët, të papërgatitur nga vendimet drastike të Ujësjellësit të Tiranes, vuajnë nga përballimi i nevojave me elementare për jetën e përditshme. Situata rëndohet edhe për shkak të stinës së nxehtë dhe rrezikon të kthehet në emergjencë sanitare. Nuk është e para herë që të drejtat e qytetarëve shkelen nga institucionet shtetërore, po të kujtojmë problemet e faturimit të ujit dhe të dritave.
INSTAT: Rritje e lehtë e inflacionit me 3.2% në qershor
Produktet bujqësore të sezonit kanë mundësuar uljen e çmimeve në vend, përfshi edhe ato blegtorale, kurse mallrat e luksit kanë pësuar shtrenjtim si pasojë e akcizës. Sipas INSTAT-it, çmimet në muajin qershor shënuan një ulje prej 0.5 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, kurse në krahasim me vitin e kaluar, ka një rritje me 3.2 për qind. Një vit më parë, referuar qershorit, ky ndryshim ishte 2.3 për qind. Indeksi i grupit “ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.9 për qind, brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 14.4 për qind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshi patatet”. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të specave me 36.4 për qind, patëllxhanëve me 31.5 për qind. Ndërsa çmimet e nëngrupit “fruta” shënuan një rritje prej 1.3 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të limonëve me 35.7 për qind, kivit me 5.7 për qind, portokajve me 3.2 për qind. Indeksi i grupit “pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.5 për qind, brenda të cilit çmimet e pijeve alkoolike shënuan një rritje prej 0.7 për qind dhe çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 0.3 për qind. Indeksi i grupit “veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.1 për qind, ku mund të veçohet ulja e çmimeve të nëngrupit këpucë me 0.5 për qind. Kostoja për shërbimet e transportit kanë pësuar ulje me 0.1 për qind, pavarësisht çmimeve të rritura të karburanteve me 0.2 për qind dhe çmimi i benzinës 0.3 për qind. Indeksi i grupit “shëndeti” shënoi një rritje prej 6.6 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve të tarifave të shërbimeve mjekësore 46.6 për qind.
Bizneset e tekstileve, vetëm 20 për qind mund të përballojnë krizën
Biznesi fasonist në vend vazhdon të gjendet në vështirësi financiare. Përfaqësues të këtij sektori shprehen se viti 2010 është një vazhdim i problemeve të lëna që nga një vit më parë. “Vetëm 20 për qind e bizneseve mund të jenë që këtë vit kanë pasur rritje të fitimeve apo nuk kanë hequr punëtore nga puna”,- ka deklaruar Flamur Hoxha, kryetar i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve. Sipas një studimi të Qendrës Shqiptare të Kërkimeve mbi Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), shitjet e kompanive të veshjeve dhe këpucëve për 3 muajt e parë të këtij viti kanë rënë me 58,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Shumica e kompanive thonë se kanë pasur përkeqësim të raportit financiar. Janë shumë të pakta ato që raportojnë të kundërtën”,- ka shtuar Hoxha. Të dhënat e pyetësorit të fundit tregojnë se 71 për qind e të punësuarve në sektorin e fasonit, të pyetur nga ACIT mendojnë se, niveli i jetesës së familjeve të tyre ka rënë. Rreth 29 për qind për shkak të rënies së të ardhurave dhe 82 për qind për shkak të rritjes së çmimeve, 82.7 për qind për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ujit dhe mallrave të konsumit dhe 67 për qind nga rritja e çmimeve të shërbimeve shëndetësore.
KASH kërkon heqjen e TVSH-së për produktet bujqësore shqiptare
Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar do t’i kërkojë qeverisë, heqjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar në sektorin e bujqësisë, si dhe rritjen e granteve dhe subvencioneve të tjera për këtë sektor. Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj, i paraqiti këto kërkesa dje gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të kësaj organizate, ku u diskutua edhe për situatën aktuale të bujqësisë. Bordi i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, miratoi edhe planin strategjik të tij, për periudhën 2010-2015, ku elementi më i rëndësishëm ishte shkrirja dhe përshtatja e këtij Këshilli sipas standardeve të BE-së. KASH ka në përbërje të tij 23 organizata dhe strukturat e tij janë prezente në 12 qarqe dhe 36 rrethe të vendit. Ndërkohë po dje një anije tregtare e ankoruar në kalatën nr.4 të Portit Detar të Durrësit shkarkojë një ngarkesë me mbi 2100 tonë ure për nevojat e bujqësisë shqiptare. Sipas Autoritetit Portual Durrës, përpunimi i kësaj ngarkese u realizua me dy elektrovinça. Që nga fillimi i këtij viti, në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar në total 33.200 tonë ure rifuxho, nitrat, superfosfat dhe plehra të tjera kimike bazuar në kërkesën e fermerëve dhe të firmave bujqësore vendase. Sipas statistikave zyrtare të APD-së, thuajse e njëjta sasi prej 32.896 tonësh është përpunuar gjatë gjithë vitit 2008. Gjatë vitit të kaluar, sasia e përgjithshme e plehrave kimike të importuara për nevojat e bujqësisë ishte 51.386 tonë.
10 Korrik 2010