Ndahet nga jeta shkrimtari Zyhdi Morava
TIRANË – Me një mal me probleme dhe aventura është ndarë nga jeta ditën e premte shkrimtari Zyhdi Morava, ish–kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Sëmundja e rëndë ia mori jetën Moravës në moshën 64-vjeçare. I njohur si një shkrimtar disident, Morava është nga ata shkrimtarë që vuajti vite të tëra burgu në regjimin e kaluar komunist. Ai kaloi 8 vjet në Burgun e Spaçit të Burrelit dhe vetëm pas viteve ’90 ai mundi të shfaqë krijimtarinë e tij para publikut të munguar për dekada me radhë.
Zyhdi Morava lindi më 14 mars 1946 në Devoll. Gjatë gjithë karrierës letrare ka shkruar me dhjetëra romane, novela dhe libra me poezi. Ai është fitues i disa çmimeve letrare në shkallë kombëtare. Para pak vjetësh Morava u ndalua në Itali dhe nisën hetimet për trafik të lëndëve narkotike. Kjo i shkaktoi jo pak telashe në vitet e fundit, duke pësuar të njëjtin fat që kanë provuar disa prej artistëve dhe personaliteteve të kulturës shqiptare në këto vite tranzicioni.
10 Korrik 2010