E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arbnor Fejzullahu, në provë te Çezena

Mbrojtësi kosovar i Besës dhe i kombëtares U-21, Arbnor Fejzullahu, do të provohet tek Çezena në Serinë A, ku aktualisht luan edhe sulmuesi ynë, Erion Bogdani. Ai është një nga futbollistët që ka spikatur këtë sezon te kavajasit, ndaj dhe është grumbulluar me ekipin Shpresa. Mbrojtësit shtatlartë i është krijuar mundësia për tu testuar te Çezena dhe, nëse do të marrë përgjigje positive, do të jetë një lëvizje shumë e rëndësishme për karrierën e tij, pse jo dhe për kombëtaren shqiptare.

Prova do të jetë disaditore, ku trajneri Arrigoni do të shohë aftësitë e futbollistit kosovar për të dalë një një vendim përfundimtar. Nëse Fejzullahu do ta kalonte provën italiane, për trajnerin e Besës, Gugash Maganin, pa dyshim që do të ishte një humbje, por kuptohet që në të tilla raste nuk mund ti prishet punë futbollistit. Kavajasit kanë bërë merkato të fuqishme dhe sidomos me ardhjen e Dragushës mbrojtja ka fituar më shumë siguri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›