E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbnori: Ishtë vizitë private

17/02/2005  Deputeti i Partisë Demokratike, Pjetër Arbnori, ka thënë dje se opozita nuk e ka parë të arsyeshme të shkojë në parlament, gjatë përshëndetjes së Kryeministrit turk, Erdogan, përderisa ky i fundit ishte thirrur privatisht nga Kryeministri Nano. Sipas Arbnorit, gjatë një vizite zyrtare një Kryeministër i një shteti tjetër, takon krerët e shtetit që viziton, por takon dhe krerët e opozitës. "Në një vizitë zyrtare protokollare, sigurisht që edhe ne do të ishim të detyruar të merrnim pjesë atje. Por kjo duket se nuk ishte vizitë zyrtare protokollare, sepse zakonisht kur vjen një Kryeministrër takon të gjithë krerët e shtetit, takon dhe kryetarin e opozitës. Përderisa këto nuk ishin parashikuar, ne na u duk si një vizitë private e bërë për zotin Nano", tha Arbnori. Vetëm një ditë më parë, deputetët e PD-së, braktisën sallën e parlamentit, pikërisht në momentin kur Kryeministri i Turqisë, Erdogan, do bënte përshëndetjen e tij përpara deputetëve shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›