Begeja: Ulja e çmimit të tokës turistike është vendosur qëllimisht

17/02/2005
Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Maksim Begeja, është shprehur në një prononcim për "Metropol" se metodika e paraqitur prej Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave lë shumë për të dëshiruar. Sipas Begesë, në metodikë çmimet janë vendosur për të favorizuar persona të caktuar që kanë bërë investime të jashtëligjshme në zonat turistike. Për Begenë, është e papranueshme që në Tiranë një metër katror të kushtojë 606 euro, ndërsa në zonat turistike çmimi të jetë 200 euro. Kryetari i Grupit parlamentar të LZHK-së është shprehur se ulja e këtij çmimi ka vetëm një qëllim, që ndërtuesit e paligjshëm në tokat turistike të blejnë truallin me vlerën sa më të ulët që të jetë e mundshme. Begeja kërkon që në vendosjen e çmimeve të mos vendosen kritere abuzive, por të ketë kritere të qarta dhe të saktësuara. "Në projektligjin e kthimit dhe kompensimin e pronave, thuhet se kur ndërtimi ka një vlerë më shumë se 150 për qind të vlerës së truallit, ndërtuesi ka të drejtën e blerjes së tokës. Kjo pa e pyetur pronarin nëse dëshiron që të shesë pronën e tij. Ulja e çmimit për zonat turistike ka vetëm këtë qëllim, që në privatizim ndërtuesi i paligjshëm të paguajë sa më pak që të jetë e mundshme", tha Begeja. Nga ana tjetër, ai vlerëson se me hapat që janë ndërmarrë nuk ka vend për optimizëm në kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve të ligjshëm.