Blushi: Regjistrimi i votuesve përfundon brenda afateve
17/02/2005 Ministri i Pushtett Vendor raporton para Komisionit të Integrimit
Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit ka raportuar para Komisionit të Integrimit mbi punën e bërë për regjistrimin e popullsisë. Blushi është shprehur se qeveria do të marrë përsipër që të paguajë faturën financiare që do të ketë ky proces¸ ndërsa ka qëndruar me mendimin se afatet e përcaktuara nga organizmat ndërkombëtare do të plotësohen tërësisht. Blushi është shprehur se brenda datës 28 shkurt listat do të jenë të përfunduara tërësisht. Më problematike në regjistrimin e popullsisë deri më tani, për Blushin, ka rezultuar Bashkia e Tiranës. Kjo dhe për shkak të numrit të madh të lëvizjeve të njerëzve si dhe të problemeve të tjera që ekzistojnë. Në raportim, ministri ka vlerësuar se këto lista do të jenë më të mirat që janë vënë në funksionim në Shqipëri. Megjithatë, ai tërhoqi vëmendjen për drejtuesit e Pushtetit Vendor, pasi ata do të jenë hallka kryesore në regjistrimin e emrave të shqiptarëve në listën kompjuterike. Sipas Blushit, çdo bashki do të hedhë të dhënat në sistemin kompjuterik, i cili do të jetë tepër i thjeshtë për t'u përdorur. Në raportim, ministri i Pushtetit Vendor ka paralajmëruar dhe për problemet që mund të dalin gjatë regjistrimit. Së pari, ai ka vënë theksin në decentralizimin e punës. Kjo pikë është parë dhe si pozitive, por edhe si negative. Duke qenë një punë e decentralizuar mund të ketë më shumë përsëritje emrash, pasi nuk ka një zyrë qendrore që të kontrollojë përsëritjet. Ndaj Blushi ka kërkuar përgjegjshmëri dhe nga vetë krerët e pushtetit vendor. Për Blushin, më shumë lëvizje në krahasim me listat e para pritet të ketë në qytetin e Tiranës, Beratit, Elbasanit dhe Durrësit. Madje, për këto qytete, Blushi ka dhënë dhe disa nga rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë.