E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherifi: Bisedimet do fillojnë aty ku mbetën

17/02/2005  Partitë kryesore të politikës shqiptare duket se kanë mbetur ende të paqartë për mënyrën se si do të zhvillohen bisedimet për ndarjen e re elektorale. Ndërsa demokratët shprehen se tashmë janë socialistët, ata që duhet të vendosin, këta të fundit thonë se bisedimet do të vazhdojnë atje ku kanë mbetur. Pra, bisedimet do të jenë mes të dy palëve dhe OSBE-së. Në një prononcim të dhënë dje për mediat, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Elmaz Sherifi tha se "eksperti i OSBE-së i paraqiti vërejtjet tona për ndarjen e zonave elektorale dhe që në këtë moment Partia Demokratike u largua për të diskutuar variantet konkrete. Do të fillojmë punën atje ku ka ngelur: të diskutojmë variantet e sjella nga ne". Në këtë mënyrë ai ka dalë kundër mendimit të demokratëve se PD ka pranuar variantin e OSBE-së ndaj nuk pritet të jetë pjesë e bisedimeve. Për caktimin e kufijve të rinj zgjedhor në Shqipëri, OSBE ka thirrur dy ekspertë të tjerë prej Vienës, që janë duke studiuar më konkretisht kriteret dhe pretendimet që ka secila prej palëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›