E Hënë, 2 Nëntor 2026

Funksionarët mos të drejtojnë ndërmarrjet private

17/02/2005  Socialistët kërkojnë rishtyrjen e diskutimit deri në një përgjigje të qeverisë

Komisioni ligjeve ngurron për propozimin e LSI mbi konfliktin e interesave

Komisioni i Ligjeve, pas disa muaj ngurrimesh, ka nisur shqyrtimin e projektligjit për konfliktin e interesave të propozuar prej Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Megjithëse kanë kaluar disa muaj nga paraqitja e draftit në Kuvend, dhe dje nuk është arritur në diskutimet konkrete. Deputetët e PS-së janë shprehur se, një draft të përafërt e ka paraqitur dhe qeveria, ndaj është kërkuar që diskutimin e kësaj pike duhet të jetë prezent dhe ministri i Shtetit. Por përfaqësuesit e opozitës dhe të LSI-së e kanë cilësuar të qëllimshëm këtë veprim, pasi rregullroja shprehet qartë për procedurat e diskutimit të një projektligji.

Kërkesat

Në projektligjin e LSI-së theksohet se një pushtetar nuk ka të drejtë që të drejtojë një biznes të tij. Ndaj ai duhet të transferojë të drejtën në një tjetër individ. Në draftin e paraqitur thuhet se, shmangia arrihet "duke transferuar interesat vetjake, duke u vetëpërjashtuar nga procesi konkret i vendimmarrjes, duke dhënë dorëheqjen nga funksioni publik, veçanërisht kur ushtrimi i funksionit përbën rrezik të vazhdueshëm për lindjen e situatave të konfliktit të interesave". Ndërsa në rastet kur konflikti i interesave është bërë publik, janë ekspertët që i kufizojnë zyrtarit publik informacione që lidhen me konfliktin e interesave. Ata nuk i lejojnë atij të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes, që kanë ndikim në interesat personale. Në rast se funksionari gjendet në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, ai duhet të njoftojë eprorët dhe duhet të kërkojnë ndihmë nga ekspertët. Sipas projektligjit, brenda 60 ditëve nga marrja e detyrës, personat në fjalë duhet të njoftojnë eprorin si dhe Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive, ndërsa duhet të lëshojë dhe një prokurë, ku të lejojë kontrollin e pasurive. Në rast se nuk bëhet deklarimi i pasurive, atëherë vendoset gjoba 50 mijë lekë, deri në 4 rroga mujore.

Dhuratat

Sipas propozimit të LSI-së, "një zyrtar mund të pranojë dhurata vetëm deri në 15 mijë lekë. Në rast se vlera e dhuratës e kalon këtë shumë, atëherë duhet të kalojë në deklarimin e pasurisë, ku argumentohet dhe burimi. Në rastet kur dhurata e kalon vlerën e rrogës minimale zyrtare mujore, ajo i deklarohet eprorit dhe kalon në pronësi të shtetit. Vlera matet sipas tregut, ndërsa nuk lejohen dhuratat monetare". Gjithashtu është përcaktuar se personat që do të informojnë mbi një funksionar, që ka konflikt interesi, do të marrin shpërblim. Ndërsa vetë i dyshuari nuk do të ketë asnjë të drejtë që të ndëshkojë informatorin edhe në rastet kur ai është vartës.

Posti i Kryeministrit, i ministrit dhe i deputetit është i papajtueshëm me:

a)pozicioni i drejtuesit dhe anëtarit të organeve të shoqërive tregtare ose të ekspertit kontabël të autorizuar, përfshirë bankat ose institucionet e tjera të kreditit, institucionet financiare dhe të sigurimeve

b)pozicionin e personit fizik tregtar

c)pozicionin e anëtarit të grupimeve me interes ekonomik

pozicionin publik, të ofruar nga një shtet i huaj përveç pozicioneve të përcaktuara nga traktatet, konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare, me të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›