Papulias ka kontribuar në marrëdhëniet mes të dy vendeve
17/02/2005 Moisiu i telefonon Presidentit grek
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, zhvilloi një bisedë telefonike miqësore me Presidentin grek, Karolos Papulias, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të shtetit helen.
Të dy Presidentët kanë pohuar gjatë kësaj bisede se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, por ka vend për pasurim dhe zhvillim më tej, për të cilat ata u angazhuan maksimalisht. Në bisedë, duke i uruar mbarësi në detyrën e lartë, Presidenti Moisiu vuri në dukje kontributin e Papulias në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve dhe shprehu besimin se në këtë rrugë do të ecet dhe në të ardhmen. Moisiu nënvizoi rëndësinë që kanë kontaktet e takimet informale në nivelet më të larta në interes të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe e rajonale, një praktikë që ai ka ndjekur tashmë me kryetarët e shteteve të tjera të rajonit. Nga ana e tij, Presidenti Papulias shprehu mirënjohjen për urimin e ngrohtë dhe vlerësoi këtë hap të Moisiut për të shtuar kontaktet e format e komunikimit mes tyre. Ai e siguroi homologun e tij shqiptar se gjatë ushtrimit të mandatit të tij do të bëj përpjekjet e duhura për zhvillimin e marrëdhënieve greko-shqiptare, të cilat i konsideron shumë të rëndësishme jo vetëm për popujt tanë, por për të gjithë rajonin. Papulias vijoi duke thënë se "jam i bindur se do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe se gjatë presidencës time dhe tuaj marrëdhëniet greko-shqiptare do të njohin ditë shumë të mira, ku ne do të japim kontributin personal. U jap rëndësi takimeve informale, gjatë të cilave do të kemi mundësi të bisedojmë për çështje që kanë lidhje me marrëdhëniet dypalëshe". Duke e falenderuar dhe njëherë për bisedën, Papulias uroi për takim sa më të shpejtë me Presidentin Moisiu.