Rama shkel protokollin e Nanos
17/02/2005 Kryetari i Bashkisë dje me Kryeministrin turk gjatë ceremonialit në Varrezat e Dëshmorëve
Tayyip Erdogan është larguar dje nga Shqipëria, pas një vizite dyditore
Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, nuk ka pranuar që të respektojë protokollin e vendosur mbi vizitën e Kryeministrit të Turqisë, Tayyip Erdogan. Dje, paradite, Rama ka përfituar nga një vizitë që do të zhvillonte kreu i Turqisë në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Në këtë vizitë, Erdogan nuk është shoqëruar me asnjë nga përfaqësuesit e Qeverisë shqiptare, ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës ka qenë funksionari i vetëm që ka shoqëruar Erdoganin në ceremonialin e vendosjes së kurorës me lule. Duket se kjo ka qenë përgjigjja e parë që Rama i ka dhënë Fatos Nanos mbi përcaktimin e protokollit të vizitave zyrtare. Por nuk ka qenë vetë Edi Rama i shqetësuar mbi problemet e axhendës së Kryeministrit të Turqisë. Pakënaqësi kanë shfaqur dhe deputetët e opozitës. Këta të fundit kanë braktisur dhe seancën, ku Kryeministri turk mbajti fjalën. Gjithsesi, me gjithë debatet e hapura, Erdogan ka lënë dje Shqipërinë, duke theksuar mbështetjen që Turqia do të japë për vendin tonë si në integrimin në NATO, ashtu dhe në strukturat e tjera euroatlantike.
Largimi
Kryeministri turk është përcjellë në aeroportin “Nënë Terëza”, nga Kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja, si dhe autoritete të tjera të larta. Të dy Kryeministrat kanë parakaluar përpara truprojeve të nderit në ceremonialin zyrtar organizuar me këtë rast.
Po ashtu, Erdogan ka zhvilluar një vizitë në Zyrën e Këshillimit dhe Koordinimit të Ndihmës Ushtarake dhe ka përuruar fillimin e fazës së dytë të punimeve për kompleksin e ri të kolegjit turk “Turgut Ozal”, në Tiranë. Me ftesë të Kryeministrit shqiptar, Kryeministri Recep Tayyip Erdogan, në krye të një delagacioni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, ku është takuar dhe ka zhvilluar bisedime me Kryeministrin Nano, Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në parlament. Gjithashtu, dy Kryeministrat kanë përshëndetur punimet e takimit të Këshillit të Biznesit shqiptaro-turk, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sipërmarrjes shqiptare dhe të rreth 100 sipërmarrësve privatë turq, që shoqëruan Kryeministrin Erdogan në Shqipëri. Gjatë diskutimeve, pala turke është shprehur se do të rrisë nivelin e investimeve në Shqipëri.
Opozita. Ne nuk e braktisëm Kryeministrin turk
Kryterai i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, tha dje se mungesa e deputetëve në sallën e parlamentit gjatë fjalës së Kryeministrit turk, Erdogan, nuk mund të konsiderohet si incident diplomatik, dhe as bojkot. "Grupi parlamentar ka qenë aty. Ka pasur disa përfaqësues. Mund t'ju them se një përfaqësues i Grupit parlamentar ka qenë i pranishëm në takimin me Kryeministrin Erdogan dhe Pëllumbin, ku ishte dhe kryetari i Grupit parlamentar i PS-së", tha Topi. Sipas kreut të Grupit parlamentar të PD-së, protokollet e hartuara nga Kryeministri Nano për pritjen e personaliteteve, nuk mund të prishin marrëdhëniet mes institucioneve shqiptare dhe ato të huaja. "Protokolli i Kryeministrit Nano është një protokoll, i cili në çdo lloj rrethane nuk mund të prekë ato marrëdhënie të mira që ekzistojnë midis institucioneve shqiptare dhe qeverisë turke, e cila është vlerësuar nga linja tradicionale me nota maksimale, jo thjesht nga politika dhe institucionet, por edhe nga populli shqiptar", tha Topi. Ndërkohë, duket se përjashtimi i takimeve me opozitën nga axhenda e Kryeministrit turk nuk ka lënë shije të mirë te demokratët. Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Besnik Mustafaj, u shpreh se kjo është hera e parë që një kryetar shteti, që prej vitit '97, nuk ndërrmer takime me opozitën gjatë vizitës së tij në vendin tonë. "Gjej rastin të sqaroj se në praktikën e ardhjes