"Archimede", kuarteti italian i harqeve çel sezonin
Sezoni i dhjetë ndërkombëtar i Muzikës Klasike do të çelet më 6 tetor me një koncert nga kuarteti i harqeve "Archimede" në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Kuarteti i Harqeve "Archimede", i përbërë nga Enzo Ligresti e Corrado Genovese në violinë, nga Gaetano Adorno në viole dhe nga Benedetto Munzione në violinçel, ka si qëllim kryesor përhapjen e repertorit më të kuptimtë të muzikës së dhomës. Katër instrumentistët sicilianë i bashkëngjisin këtij objektivi individualitet e tyre të ndryshme, duke mbajtur gjatë ekzekutimit një ngrohtësi që nuk e mënjanon rigorozitetin teknik. Kërkimi i tyre artistik lëvron në një fushë të gjerë muzikore, duke nisur nga Haydn te Sostakovic, duke përshkuar tre shekuj repertori të muzikës së dhomës. "Archimede" duke bashkëpunuar me muzikantë të vendeve të ndryshme, të bindur që të bërit muzikë së bashku afron kultura, janë të ftuar të rregullt në disa nga festivalet më prestigjioze italiane dhe europiane. Programi me të cilin do të paraqiten para publikut shqiptar parashikon pjesë nga Mozart, Schubert dhe Grieg.