E Hënë, 2 Nëntor 2026

Motorola V3 RAZR, tendenca e re

27/04/2005  Motorola V3 RAZR është telefoni celular që kurrsesi nuk mund të ngatërrohet. Modeli i tij i ri u prezantua në ‘OpenAirDesign’, ku ishte ftuar pjesa më e madhe e dizenjuesve me famë botërore. Me këtë rast, përfaqësuesit e “Motorolës” prezantuan modelin më të fundit, që së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe për të pasionuarit e telefonisë celulare, versionin e ri të Motorla V3 RAZR, super i hollë.

Motorola V3 RAZR, në pjesën me të madhe të tij është dizenjuar i zi, ndërkohë që nisur edhe nga shijet e klientëve, është parashikuar që të jenë edhe gri metalike.

Përfaqësuesit e kompanisë në panairin “Openairdesign”, deklaruan se modelet e reja synojnë të kenë një dizenjim më tërheqës, më praktik, më të bukur, më i fortë. Me versionet e reja, çdo ditë synohet të arrihet perfeksioni, forma të pastra dhe pa arritur në asnjë kompromis, në rast se ulet cilësia. Kjo do të thotë arritje e më së bukurës, por pa bërë asnjë kompromis, për të qenë sa më minimalë dhe funksionalë. Motorola V3 përfaqëson një telefon tejet të vogël dhe provokues, me një pamje të pakrahasueshme dhe me të risi shumë të rëndësishme në fushën e teknologjisë. Përzierja e metalit me aluminin, që përdoret në aeronautikë si dhe risi të tjera, si antena e brendshme dhe tastiera e ndriçuar kimikisht, përcaktojnë një përzierje teknologjike, që lejoi realizimin e modelit tendencë të këtij viti. “’Motorola’ po kërkon të kthejë në njerëzore çdo risi dhe teknologji, pasi është më e thjeshtë në përdorim dhe të lejon të përfitosh prej saj. ‘Motorola’ po krijon produkte që kanë shpirt, janë të qëndrueshme dhe në gjendje të transmetojnë emocione kur i sheh, i prek, dëgjon tingujt, pra të gjitha karakteristikat e gjuhës njerëzore”, deklarojnë drejtuesit e kompanisë “Motorola”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›