Celularët WI-MAX vetëm më 2006?

27/04/2005 Cilat janë përfitimet që kanë përdoruesit? Çfarë ndryshojnë te produktet e tanishme të telefonisë celulare në gjendje për të përballuar standardet Wi-Fi? Tashmë ky dallim është pasojë e valëve të gjata ‘wireless’; pasi Wi-Max do të përfaqësojnë lidhjet më të shpejta në rrjet për miliarda përdorues të rinj. Por ende në asnjë rast nuk është shpjeguar se në ç’mënyrë kjo teknologji do të na afrojë me brezin e ri të terminalëve dhe të rrjetit të telefonisë celulare, pa asnjë shqetësim apo mbivendosje valësh.
Shpresa për çipet Wi-Max ende mbetet përdorimi i disa pajisjeve të kompjuterave portativë, si një timon për shpërhapjen e rrjetit dhe të shërbimeve pa pasur nevojë për kabëlla të shpërndara në të gjithë planetin. Të parët që do të nisin aplikimin e kësaj teknologjie të re do të jenë amerikanët, që mendohet se do të nisin përdorimin e tyre që këtë vit. Ndërkohë për sa i përket çmimeve ka zëra që thonë se për përdorimin masiv të tyre, nuk do të jenë shumë të larta, ndoshta rreth 200 deri në 500 dollarë. Por, ndërkohë lajmi më i rëndësishëm për të gjithë përdoruesit dhe të pasionuarit e telefonisë celulare dhe dixhitale si dhe kompjuterave portativë, është fakti se çipet Wi-Max në versionin celular do të jenë të disponueshme vetëm vitin e ardhshëm, më 2006.