E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bush, nuk kam besim te e-mail

27/04/2005  Për të ruajtur intimitetin e Zonjës së Parë, Presidenti amerikan, George W.Bush, nuk shkruan dhe dërgon asnjë email. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Shtëpia e Bardhë, që ka çuditur opinionin publik dhe kibernetistët amerikanë dhe më gjerë. “Kam një arsye pse nuk e përdor postën elektronike”, ka deklaruar para një grupi gazetarësh banori numër një i Shtëpisë së Bardhë. “Nuk dua që ju të lexoni korrespondencën time personale. Kjo është çështje e ruajtjes së intimitetit”. Por reagimi i asamblesë së Shoqatës Amerikane të Gazetave lidhur me deklarimet e Bushit, ka qenë i menjëhershëm. Por duket se Presidenti amerikan nuk e ka prishur terezinë e tij, duke shtuar se “nuk besoj se ju keni të drejtë të lexoni mesazhet që i dërgoj vajzës sime”, ka saktësuar më tej, duke shfaqur hapur mosbesimin e tij ndaj sigurisë elektronike. Një goditje e fortë kjo edhe për drejtuesit e Pentagonit. Nëse as Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ndjehet i sigurtë, atëherë t’i themi lamtumirë ëndrrës për sigurinë e postës sonë elektronike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›