Nano, reformatori i PPSH, 38-vjeçari i panjohur në krye të qeverisë
27/04/2005 Si u katandis gjendja në kryeqytet derisa R.Alia vendosi gjendjen e jashtëzakonshme? Cilat ishin qendrat ku u kryen aktet e vandalizmit?
A duruan ithtarët e Enverit përdhosjen e figurës së Enverit? Cili ishte reagimi i tyre? Cilat ishin thirrjet e dy partive PD dhe PR në lidhje me aktet e vandalizmit, që shkuan deri në spekulimin e Enverit? Cilat ishin dekretet që nxori Ramiz Alia për ndërrimin e qeverisë dhe reformimin e strukturave të saj? Vendosja e Fatos Nanos kryeministër, cila ishte prejardhja e tij? Përsëritet kriza e refugjatëve. Mbi 2 mijë serbë shpërngulen për në ish-Jugosllavi.
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX.
R.Alia, deklaroi vendosmërinë për të marrë në duart e veta rivendosjen e rendit dhe stabilitetit, duke kaluar në esencë, në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Trupat që mbërritën në kryeqytet morën në ruajtje bllokun qeveritar. Turma e rrugës u përgjigj me zjarre, në të cilët digjeshin portretet dhe veprat e Hoxhës. Në qendër të Tiranës zunë të kryheshin akte vandalizmi. “Piramida” nuk u prek, por muzeu tjetër memorial, dyqani “Flora”, ku E.Hoxha gjoja takohej me shokët në vitin 1939, u fshi nga faqja e dheut. Elementë rrugaçë provokuan trazira. Më 22 shkurt ranë viktimat e para: katër njerëz të pafajshëm u vranë nga “forcat e rivendosjes së rendit”, shumë të tjerë u plagosën, midis tyre dhe dy vajza 12 dhe 14-vjeçare.
Në jug ngritën krye sërish ithtarët e regjimit (enverist). Ata grisën portretet e R.Alisë, i cili, sipas bindjes së tyre, nuk u tregua i vendosur për të mbrojtur kujtimin e E.Hoxhës dhe çështjen e socializmit, bënë thirrje për të marshuar drejt Tiranës e për të transferuar kryeqytetin e Shqipërisë në Vlorë. Ata kërkuan ribërjen e monumenteve të shkatërruara. PD-ja doli me një deklaratë, që dënonte si aktet e vandalizmit, ashtu dhe dhunën e pushtetit. Me një deklaratë analoge doli dhe PR-ja, duke bërë thirrje për t’u dhënë fund spekulimeve me kujtimin e E.Hoxhës. Në të thuhej: “Orgjia e dhunës është rreziku kryesor që kërcënon demokracinë”. Të dy partitë opozitare mbështetën qëndrimin e R.Alisë, i cili në takimin me përfaqësuesit e një sërë qytetesh të Shqipërisë, propozoi shtyrjen e zgjidhjes së problemit të busteve e çështjeve të tjera që lidheshin me të për pas votimeve.
Për t’i dhënë fund grevës së urisë së studentëve, e cila përbënte burimin kryesor të acarimit të situatës, më 22 shkurt, Këshilli i Ministrave vendosi t’i hiqte Universitetit të Tiranës emrin e E.Hoxhës. U plotësuan po ashtu gjithë kërkesat e tjera të grevistëve, deri dhe ndërrimi i qeverisë. Po atë ditë, R.Alia nxori dekretin për krijimin e Këshillit Presidencial, të përbërë prej tetë anëtarësh dhe për formimin e kabinetit të ri. Kryetar i qeverisë u emërua Fatos Nano, një 38-vjeçar i panjohur deri një vit më parë, kandidat i shkencave ekonomike dhe njëri prej drejtuesve të kreut reformator të PPSH-së, i cili kishte punuar në Këshillin e Ministrave pak më shumë se dy muaj, në fillim si sekretar i përgjithshëm, e më pas si zëvendëskryeministër.
Ndërpreja e grevës së urisë në Universitetin e Tiranës nuk u dha fund të gjitha ndërlikimeve me të cilat ndeshej qeveria Nano. Më 7 mars të vitit 1991 lindi sërish kërcënimi i largimit nga vendi i një vale të re refugjatësh. U përsërit në përmasa më të vogla varianti i “krizës së refugjatëve” të vitit 1990. Më 2 mars të vitit 1991, qeveria njoftoi krijimin e Komitetit për punësimin e qytetarëve shqiptarë jashtë shtetit, por pikërisht në këtë çast zuri fill largimi i paligjshëm, duke anashkaluar kanalet zyrtare. Përmes porteve të Durrësit, Shëngjinit e Vlorës, duke rrëmbyer anije e mjete të tjera lundruese, njerëzit përpiqeshin të arrinin tokën italiane. Qeveria mbylli me urgjencë Portin e Durrësit, ndërsa roja bregdetare italiane bllokoi dy brigjet. Shumica e emigrantëve të paligjshëm u deportuan nga Italia në Shqipëri.
Një përpjekje të ngjashme për të kaluar kufirin me Jugosllavinë (në Malin e Zi) ndërmorën në këtë kohë dy mijë serbë, të cilët jetonin në fshatin Vrakë, në Veri të Shqipërisë. Pasi u ndaluan nga kufitarët jugosllavë, ata u kthyen sërish nëpër shtëpi. Që në vitin 1992, ata kishin të drejtë të kalonin në Jugosllavi legalisht, në bazë të ligjit për riatdhesim. Por shumë prej tyre u kthyen sërish, sepse i vendosën në krahinën e Kosovës të përçarë nga konflikte etno-politike. Por, edhe ata nuk i vendosën në vendbanimet serbe, por midis shqiptarëve, prej të cilëve kishin synuar të largoheshin. Me përpjekjet e të gjitha partive dhe organizatave shoqërore në vend, u vendos njëfarë qetësie relative.