Ardhja e një politikani si Obama, në kohën e duhur për botën
Në skenën botërore të ngjarjeve, ardhja e Obamës, e sidomos frymëzimi njerëzor që ai diti të ndezë anembanë globit, duket se erdhën në kohën e duhur. Kjo ndezje mes dëshpërimit të botës, tashmë është kthyer në një passionnjerëzor drejt ekuilibrave të rinj, duke zgjedhur liderë të rinj, të cilëvë me një mbështetje masive, u kërkohet të istalojnë kultin e rolit të udhëheqësvepër zgjidhjen e krizave të mëdha.
Është e qartë se ngjarja e rrallë e zgjedhjes dhe e mbështetjes së fortë, përmes një leksioni demokracie, e ka shndërruar njëherazi Obamën në një fenomen brenda dhe jashtë kufijve të Amerikës. Nuk është e rastit përkrahja mbarëbotërore për perandorin me ngjyrë; por jo vetëm kaq; shpresa e rrezatuar prej tij, ka sjellë në të njëjtën kohë një mrekulli: zbutjen e racizmit në planet.
Përmbledhtazi, për të gjithë është e qartë se ringritja e Amerikës përbën një balancim zhvillimi për të gjithë, edhe për kombet e mëdha, edhe për popujt e vegjël.
Të gjithë kanë drejtuar sytë drejt lëvizjes së madhe. Shqipëria jonë ka vendin e vet, ndonëse modest në këtë paradë. Shoqëria jonë e ka fituar të drejtën për të shpresuar në mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të botës.
Por, si një vend me demokraci të vështirë e probleme të mëdha në tranzicionin e gjatë, me një klasë politike të pamëshirshme gjithë këto vjet, zhvillimi ynë kushtëzohet nga provat e mëdha dhe testimet e demokracisëpërpara. Aq më tepër që kemi sfidën sublime të zgjedhjeve të qershorit në pranverë.