E Diel, 1 Nëntor 2026

Unë besoj se ky ndryshim po vjen nëpërmjet të rinjve

Të gjithë pyesin sesi ka mundësi që një njeri me ngjyrë (i pari në historinë amerikane) që starton një lëvizje kaq dinamike dhe menjëherë fiton zemrat e shumicës amerikane? Në këtë moment që ndodhet SHBA-ja, nevoja për ndryshime rrënjësore është imediate.

Por, ajo që na intereson më shumë ne shqiptarëve që Amerikën e shohim si vend model, është: A ka nevojë vendi ynë për një politikan, për dikë që sjell në tregun e skaduar të politikës shqiptare ato risi që mundi t’i sillte Barack Obama?

Cili prej politikanëve shqiptarë mund ta sjellë këtë gjë? Sigurisht, jo ata burreca që vetëm mendojnë për vete dhe që Shqipëria u intereson vetëm për fushata elektorale dhe mbushje të llogarive bankare.

Tani më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Të gjithë besuam dhe shpresuam se ky ndryshim do të vinte në 2005-n, por rezultatet i shohim përditë.

Unë besoj se ky ndryshim po vjen nëpërmjet të rinjve dhe të rejave, të anagzhuar së fundmi në politikë. Ata nuk janë të sëmurë nga karrigja, fama, rroga dhe gjithçka tjetër e trashëguar nga një botë e vjetër, që tashmë po perëndon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›