Sështë vonë për të mësuar nga modelet që kemi zgjedhur
2 - Pasi u përzgjodhën dy kandidatët amerikanë për president, filloi një proces i hapur dhe transparent për sponsorizimet e fushatës. 3 - Secili kandidat prezantoi para zgjedhësve të tyre zëvendësit, të cilët u angazhuan dhe bënë një fushatë të vrullshme. Të gjithë i njihnin ata dhe ishin të lirë të bënin zgjedhjen. Elektorati njeh njerëzit që do të drejtojnë pas fitores.
4 - Fjalimet e kandidatëve kanë qenë të qeta, me kulturë të lartë, pa sharje dhe ofendime në drejtim të kundërshtarit, por kuptohet duke vënë në dukje anët e dobëta të tjetrit. Ne jemi mësuar të shprehim vetëm mllef. Kjo nuk reflekton besim, as respekt. 5 - Pjesëmarrja në votime ishte e lartë, pra qytetarët e dinin përgjegjësinë e tyre.
6 - Rezultati i zgjedhjeve shpallet shumë shpejt brenda pak orëve, pa ndonjë stërmundim, në antitezë të plotë me ne, ku duhen ditë e javë të tëra, ku procesi kalon edhe në gjykata, etj. 7 - Kandidati humbës u përshëndet me fituesin, gjë që asnjëherë nuk ndodh në Shqipëri. Mesazhet ishin dashamirëse, të sinqerta dhe thirrje për bashkëpunim. Humbësi shqiptar asnjëherë nuk dorëzohet, nuk i ndal përpjekjet të fitojë me çdo kusht, edhe pse nuk e meriton.
Së fundi, edhe pse ka aspekte të tjera pozitive nga këto zgjedhje presidenciale në Amerikë, të bën përshtypje fjalimi pas fitores. Një përgjegjësi e lartë para mbështetësve e qytetarëve të vet, një respekt dhe një angazhim serioz për t’i ndihmuar ata.
Kemi hyrë në vitin elektoral, kemi kaluar shumë zgjedhje me shumë probleme. Nuk është vonë për të mësuar nga Amerika e nga Obama.
Letër e nënshkruar:
Arben Poroçani (pedagog, anëtar i Këshillit Bashkiak, Elbasan)