Eagle u jep fituesve dhuratat e fushatës së dhjetorit
10/01/2009 Operatori i tretë celular, Eagle Mobile, shpërndau dje dhuratat për 2 369 abonentët e saj që u shpallën fitues gjatë fushatës së dhjetorit, “Kush flet shumë, fiton shumë”. Mes këtyre dhuratave ishin lap-top, celularë, mesazhe. Fushata që u hap rreth 1 muaj e gjysmë më parë kishte si qëllim shtimin e përdorimit të teknologjisë moderne dhe internetit. “Fushata jonë erdhi për të qenë në një shkallë veprimi dhe nivel përdorimi të kësaj teknologjie, sikurse ndodh edhe në Evropë. Për ne, ky është vetëm hapi i pare”, -theksoi në fjalën e tij Sven Axel Brudnicki, zv/drejtori i përgjithshëm i kompanisë.
Plot 2 009 abonentë fituan nga 100 mesazhe të shkurtra falas për t’u përdorur mes datave 01 - 31 janar të këtij viti. Ceremonia e dorëzimit të dhuratave është bërë në prani të noterit dhe medieve në zyrat qendrore të kompanisë në Tiranë. 100 prej abonentëve përfituan nga një lap-top HP 550 së bashku me USB Modem dhe një vit internet falas, ndërkohë që 260 abonentë të tjerë fituan nga një telefon celular, 10 prej tyre Samsung SGH780 dhe 250 të tjerë Samsung C520. Në ceremoninë e shpërndarjes ishte i pranishëm zv/drejtori i përgjithshëm Eagle Mobile, Sven Axel Brudnicki, i cili gjatë prononcimit të tij për gazetarët theksoi se Eagle Mobile nuk di vetëm të premtojë, por edhe ta mbajë fjalën e dhënë. “Jo më kot zgjodhëm të jepnim këto dhurata. Duke dhuruar 100 kompjuterë portabël ne nxisim abonentët tanë dhe të gjithë shqiptarët që të përdorin internetin në të gjithë Shqipërinë me anë të teknologjisë më të fundit. Kjo është një ndihmë në shtimin e përdoruesve të internetit nga familjet shqiptare. Surprizat e kompanisë sonë do të vazhdojnë edhe më tej”, nënvizoi Brudnicki. Abonentët e shpallur fitues do të mund të përdorin internetin e ofruar nga Eagle Mobile nëpërmjet pajisjes Eagle USB Modem kudo ku ndodhen në Shqipëri. Së bashku me kompjuterin portabël HP 550, ata do të kenë mundësinë të lundrojnë në internet, në të gjithë territorin e vendit që Eagle Mobile mbulon me sinjal. Eagle Mobile tashmë mbulon 97% të popullsisë dhe 90,7% të territorit të Shqipërisë. Me një ecuri shumë pozitive, Eagle Mobile shënon tashmë më se 270 mijë abonentë në këtë nisje të vitit 2009.