Ardian Klosi: Miku im Rama i dha pushtet Berishës
Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës ka vazhduar dialogun mbarëkombëtar për referendumin dhe Kushtetutën me popullin e Vlorës.
Qemal Biraku
Drejtuesit e Komitetit zhvilluan sot pasdite një takim të zgjeruar në teatrin “Petro Marko” të Vlorës. Qindra qytetarë vlonjatë morën pjesë në bashkëbisedimin me drejtuesit e Komitetit të Mbrojtjes së Kushtetutës. Në takimin e djeshëm ra në sy një pjesëmarrje më e madhe e shoqërisë civile. Dje ishin dhe anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Vlorës së bashku me një nga drejtuesit e saj, publicistin e njohur Ardian Klosi. Dje në Vlorë ishin kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, analisti Andrea Stefani, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kryetari i PAD, Neritan Ceka, deputeti socialist Petro Koçi, sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Engjëll Bejtaj si dhe sekretari politik i PDS, Artur Duçkallari. Kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Zheji, u shpreh se, “në natën e 21 prillit, Kushtetutës së Shqipërisë i është bërë një atentat dhe mbrojtja e saj përmes kërkesës për mbajtjen e referendumit është një kauzë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, ndaj të gjithë duhet të mbrojmë këtë çështje kombëtare”. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se “i vetmi institucion që Berisha nuk kontrollon dot është referendumi, ndaj duhet të mbështesim iniciativën e shoqërisë civile ne si forca politike dhe ju si pjesë e sovranit për të mbajtur këtë referendum, që do të hedhë poshtë dhunimin e Kushtetutës nga deputetët e kapur”. Duke folur në këtë takim me popullin vlonjat, publicisti Ardian Klosi theksoi se, “kur është miratuar Kushtetuta në ’98, unë kam qenë drejtor i RTSH-së dhe kam mbështetur me ndërgjegje Kushtetutën, madje edhe duke u përballur me kërcënimet e njerëzve të Berishës. Por tani nuk mund ta kuptoj dot dhe jam i habitur sesi miku im Rama, i ka dhënë pushtet të pakufizuar kryeministrit të papërgjegjshëm Berisha dhe ky fakt më tremb”. Duke vazhduar më tej, Klosi tha se unë i respektoj thirrjet tuaja në mbrojtje të Kushtetutës dhe në emër të aleancës për mbrojtjen e qytetit të Vlorës falënderoj këshilltarët e LSI në Vlorë, se na kanë mbështetur në iniciativën tonë për mbrojtjen e mjedisit të mrekullueshëm të këtij qyteti.
Ndërkaq në takimin me qytetarët e Vlorës foli edhe deputeti socialist, drejtues i LPI-së, Petro Koçi. Koçi tha se, “dua t’ju kërkoj ndjesë për kolegët e mi, që për një vend pune në Parlament shitën Kushtetutën. Demokracia në Shqipëri, tha Koçi, është tepër në rrezik, sepse Berisha ka kapur një pjesë të opozitës, Partinë Socialiste dhe nëpunësin e tij, zotin Rama”. Ndërkaq anëtari tjetër i Komitetit të Mbrojtjes së Kushtetutës, analisti Andrea Stefani, evidentoi faktin se në Komitetin e Mbrojtjes së Kushtetutës sot janë mbledhur të gjithë ata që kanë një qëllim të caktuar, mbrojtjen e Kushtetutës nga dhunimi që i është bërë. Ne jemi një grup pjesëtarësh të shoqërisë civile, ku kemi konstatuar se ndryshimet kushtetuese që janë bërë janë një cenim i të drejtës kushtetuese të popullit shqiptar. Ndaj kemi ndërmarrë këtë tur komunikimi me qytetarët e Shqipërisë, për t’ju treguar atyre rolin dhe rëndësinë që ka mbrojtja e referendumit.