Ibrahimi: Ja rreziqet që kërcënojnë sektorin bankar
Rritja e kredisë për bizneset ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit, por kjo është vetëm njëra ana e medaljes. Kredidhënia e lartë mbart edhe shumë rreziqe të tjera për ekonominë e vendit.
fabiola Çela
Kursi i këmbimit është një tjetër faktor që cenon sistemin bankar. Pjesa më e madhe e kredisë së dhënë është në monedhë të huaj, në një kohë që të ardhurat e individëve janë në monedhën vendase. Një zhvlerësim i mundshëm i lekut do të bënte që shumë kredimarrës ta kenë të vështirë për të paguar kredinë e marrë në valutë. Në ditën e dytë të forumit të Crans Montanës, zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fatos Ibrahimi, ka renditur të gjithë faktorët që cenojnë sistemin bankar. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe koston e lartë të ndërmjetësit, ose e thënë ndryshe diferenca e lartë që ekziston mes interesit të depozitave edhe kredive.
Rreziqet
Edhe pse gjatë viteve të fundit niveli i kredidhënies ka qenë goxha i lartë, përsëri sipas një studimi të kryer nga ekipi kërkimor i “Deutsche Bank”, ky nivel mbetet i ulët. Teprica e kredisë në Shqipëri ka shfaqur norma të larta rritjeje vjetore: 48%, 55% dhe 82% gjatë viteve 2007, 2006 dhe 2005 respektivisht. “Gjithsesi, teprica e kredisë ndaj PBB-së në Shqipëri për vitin 2007 ishte 30% dhe për vitin 2006 ishte 22%, duke qenë e ulët në krahasim me atë të Eurozonës”, ka thënë dje Ibrahimi. Por edhe pse rritja e kredidhënies ndikon në rritjen ekonomike, nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë e shikojnë si një fenomen të rrezikshëm si për stabilitetin e çmimeve. “Rritja e shpejtë e kredive në shumë vende është shoqëruar me një rritje tullumbace të çmimeve të aseteve të ndryshme, si për shembull të çmimeve të pasurive të paluajtshme, të cilat më pas kanë shpërthyer dhe kanë ndikuar negativisht vlerën e kolateralit dhe cilësinë e kredive të emetuara ndaj tyre”, ka thënë numri dy i Bankës së Shqipërisë. Rasti më i freskët i pasojave të këtij fenomeni është kriza e tregut “sub-prime” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka theksuar se, Banka e Shqipërisë vlerëson që situata e vështirë që po kalojnë tregjet financiare ndërkombëtare, përfaqëson një element të ri rreziku për sistemin financiar shqiptar. Përballë një situate të tillë, BSH-ja i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kontrollit të cilësisë së portofolit të kësaj kredie. Për rrjedhojë, raporti i kredive me probleme ndaj totalit të tepricës së kredive (bruto) ka shfaqur nivele të ulëta, por me një tendencë rritëse, duke qenë 3.4%, 3.1% dhe 2.3% për vitet 2007, 2006 dhe 2005 respektivisht. Gjithashtu, një rrezik tjetër është edhe ai nga kursi i këmbimit. Teprica e kredisë është 72.5% në valutë, ndërsa të ardhurat e sektorit privat dhe individëve janë kryesisht në lekë. Për rrjedhojë, një zhvlerësim i mundshëm i lekut do të ndikonte negativisht aftësinë paguese të kredimarrësve në valutë dhe më tej cilësinë e këtyre kredive. “Edhe dinamika e pafavorshme e çmimeve të burimeve energjetike, lëndëve të para dhe produkteve ushqimore, rrit presionet inflacioniste dhe mund të ndikojë sistemin financiar, si pasojë e shtrëngimit të kushteve monetare dhe financiare të brendshme apo të jashtme”, u shpreh ai. Në tregun shqiptar bankar diferenca midis interesit mesatar të depozitave dhe atyre të kredive është goxha i lartë. “Sipas një studimi të FMN-së, mendohet se këto kosto të larta ndërmjetësimi pengojnë zhvillimin ekonomik të rajonit dhe flasin për një mungesë eficience”, tha Ibrahimi.
Rreziqet e sistemit bankar
Rritja e kredisë rrezikon stabilitetin e çmimeve.
Situata e vështirë që po kalojnë tregjet financiare ndërkombëtare përfaqëson një element të ri rreziku për sistemin financiar shqiptar.
Raporti i kredive me probleme ndaj totalit të tepricës së kredive (bruto) ka shfaqur nivele të ulëta, por me një tendencë rritëse, duke qenë 3.4%, 3.1% dhe 2.3% për vitet 2007, 2006 dhe 2005 respektivisht.
Kostoja e lartë e ndërmjetësimit ka ardhur vazhdimisht në rritje. Këto kosto të larta ndërmjetësimi pengojnë zhvillimin ekonomik.
Kursi i këmbimit. Një zhvlerësim i lekut do të ndikonte negativisht aftësinë paguese të kredimarrësve në valutë.
Rritja e çmimeve të burimeve energjetike, lëndëve të para dhe produkteve ushqimore, rrit presionet inflacioniste dhe mund të ndikojë sistemin financiar, si pasojë e shtrëngimit të kushteve monetare dhe financiare të brendshme apo të jashtme.