E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Kushtetuta, produkt i antidemokracisë

Lëvizja Socialiste për Integrim përsëriti dje përmes sekretarit të Përgjithshëm, Petrit Vasili, nevojën e mbajtjes së një referendumi mbi ndryshimet në Kushtetutë. 

Sipas Vasilit, “Gërdec-kushtetuta ishte produkt i një klime antidemokratike qeveritare dhe LSI vlerëson se nisma për mbajtjen e referendumit është një mundësi e madhe për rikthimin e lirisë së vjedhur shqiptarëve, që duke thënë fjalën e tyre, mundësojnë një frymëmarrje të re për demokracinë e mohuar dhe të nëpërkëmbur”. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së vijoi më tej duke shtuar se, “LSI vlerëson se klima e autoritarizmit të kësaj qeverisje po përkeqëson në mënyrë katastrofike demokracinë në vend dhe shqiptarët janë çdo ditë e më pak të lirë në vendin e tyre dhe kjo është në kontrast të plotë me klithmat e qeverisë për marrjen e ftesës në NATO”. Sipas tij, “një nga shkaqet e vërteta dhe madhore është korrupsioni i lartë dhe i jashtëzakonshëm i kësaj qeverie, gjë që ka bërë të bjerë përtokë plotësisht karta e luftës kundër korrupsionit të qeverisë së Berishës, duke e bërë korrupsionin një digë të pakapërcyeshme të qeverisë dhe korruptimit ekstrem të raportit të saj me qytetarët”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›