E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Ekonomia botërore në rrezik

Ekonomia botërore është në rrezik. Këtë herë alarmi është dhënë në një raport të Kombeve të Bashkuara (OKB). 

 Raporti i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se ekonomia globale do të arrijë në një pikë ngecjeje të plotë, në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk do të dalin nga kriza e tanishme financiare. Ekonomistët e Kombeve të Bashkuara kanë theksuar në raport, se pritet që rritja ekonomike globale këtë vit të ngadalësohet me rreth 1.8%, më shumë se 3.4% të parashikuar vetëm katër muaj më parë dhe 3.8% të parashikuar vitin e kaluar. Të dhënat ekonomike 6-mujore të organizatës parashikojnë rënie në të gjithë rajonet e botës. Në një situatë të tillë, Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje vendeve me kursime të mëdha të rrisin shpenzimet për të nxitur rritjen ekonomike. Ato gjithashtu bëjnë thirrje për investime më të mëdha në bujqësi në shumë zona të botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›