Ardian Kollozi vazhdon turin e takimeve me banorët e Qarkut Vlorë
“Vlora do t’i bashkohet vazhdimit të ndryshimeve edhe mandatin e ardhshëm”
Në një takim më banorët në qarkun e Vlorë, kandidati për deputet i Partisë Demokratike Ardian Kollozi, njëkohësisht kryetar i degës lokale të kësaj partie, ka premtuar financimin e projekteve për ndërtimin e rrugës dhe të ujësjellësit të fshatit Kaninë, 4 km në lindje të qytetit të Vlorës. Në takimin me banorët e kësaj zone, Kollozi tha se këto projekte që janë hartuar nga specialistët më të mirë të Këshillit të Qarkut presin financimin, që do të realizohet brenda pak muajsh. Më tej Kollozi u ndalur tek investimet në këtë zonë gjatë 4 viteve të fundit, duke theksuar se banorët e fshatit Kaninë e kanë prekur nga afër efektivitetin dhe seriozitetin e punës së mazhorancës.Kollozi përmendi dhe rikonstruksionin e një pjese të rrugës që lidh Kaninën me Vlorën, sistemimin dhe asfaltimin e segmenteve brenda tij, sistemin e ndriçimit, ndërtimin e godinës së shkollës etj. Kandidati i PD-së ftoi banorët t’i bashkohen vazhdimit të ndryshimeve, që do të jenë më të dukshme në mandatin e ardhshëm qeverisës.
...