Edi Rama, skemë “Dushku” brenda PS-së, për t’i falur vota shkurres politike Erion Veliaj - panik nga dëmi që u shkaktohet Gjinushit dhe Milos

Edi Rama, ka filluar aplikimin e një modeli të tipi “Dushk”, në pragun e ditës së zgjedhjeve. Nëpërmjet njerëzve të tij të shpërndarë nëpër Tiranë, ai ka filluar të orientojë një pjesë të zgjedhësve të PS-së, drejt G 99-s, duke ju kërkuar atyre që të votojnë partinë inekzistente të Erion Veliajt. I frikur nga humba e paralajmëruar e sondazheve, ku edhe G 99-a nuk kishte ndonjë pozitë shpresëdhënëse për të nxjerrë qoftë edhe vetëm Erion Veliajn deputet, Edi Rama, ka filluar të mendojë ti kthejë borxhin për shërbimin shumëvjeçar që i ka marrë Eron Veliajt, duke tentuar ti, falë ca vota të dielën e ardhshme. Burime të PS-së, ndërsa bëjnë të ditur skemën e re të “Dushkut” që Rama ka filluar të mendojë e të vërë në zbatim, bëjnë të ditur gjithashtu se kjo sjellje e kreut të PS-së, ka zemëruar krerët e partive të tjera aleate të saj, sikurse janë Skënder Gjinushi apo edhe Paskal Milo, që ndërsa ndiejnë rrezikun e mospërfaqësimit të tyre në Parlamentin e ardhshme, nuk mund të pranojnë që kontributi i tyre 20-vjeçar, të këmbehet në mënyrën më të zhvlerësuar me emrin e Erion Veliajt.
...