Shala synon të bëhet seleksionues

Tahir Sopi, KOHA DITORE
Prishtinë - Ish-trajneri i Prishtinës, Kujtim Shala, synon që shumë shpejt të emërohet seleksionues i Kosovës në futboll, post të cilin tash për tash e kryen Edmond Rugova. Në një prononcim për mediat kroate të dielën mbrëma, ai ka pohuar se ka arritur marrëveshje me kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, që të marrë mbi supet e veta drejtimin e Përfaqësueses seniore. "Fadil Vokrri është zgjedhur kryetar i FFK-së, kurse me të kam marrëveshje që unë ta drejtoj Përfaqësuesen seniore. Nëse nuk bëhet ndonjë ndërrim radikal, besoj se do ta kem nderin të udhëheq i pari me Përfaqësuesen në Kosovën e pavarur", ka thënë Shala për portalin e njohur kroat "T-portal". Kaq troc Shala nuk ka folur edhe për "Kohën Ditore" kur është kontaktuar të hënën. As kryetari i FFK-së, Vokrri nuk e ka pohuar një gjë të tillë. "Kosova është atdheu im. Me Vokrrin jemi në kontakte të shpeshta, dhe të dy mendojmë njëjtë. Unë dhe Vokrri duam të punojmë ndershëm dhe pas ardhjes së tij në krye të FFK-së zgjidhja më e mirë për postin e seleksionuesit do të ishte emërimi im", ka thënë për gazetën Shala. Ai megjithatë ka mohuar se ka ndonjë marrëveshje paraprake me Vokrrin për emërimin e tij seleksionues. "Është cështje e Vokrrit kjo punë, por nëse Përfaqësuesja më besohet mua, atëherë do të nisë shumë shpejt edhe 'kycja' në rrjedhat ndërkombëtare. Unë qysh tash kam nisur kontaktet me Federatën e Kroacisë, pasi miqësoren e parë e dua me Kroacinë. Ata janë të gatshëm për këtë". Për një miqësore të tillë Kosovë - Kroaci, kryetari i Federatës së Futbollit kroat, Vlatko Markoviq, nuk ka dashur të prononcohej për mediat kroate, pasi ,sipas tij, kjo është cështje shumë e ndjeshme dhe më shumë politike. Ndërkohë, kryetari i ri i FFK-së, i zgjedhur fundjavën e shkuar, Fadil Vokrri, pohon se Kosova ka një seleksionues. "Unë e di se Kosova ka një seleksionues. Tash për tash kemi punë më të rëndësishme, sic është ndërkombëtarizimi", ka thënë Vokrri të hënën. "Megjithatë, asgjë nuk do të mbetet në harresë. Do të formohet këshilli profesional dhe së bashku do të vlerësojmë gjithë punën e të gjitha strukturave të Federatës. Tash për tash nuk ka asgjë".