Konferenca e munguar e Dukës

Nga Jetmir Halilaj
Marrëdhëniet mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përfaqësuesve të medias, gjithnjë kanë lënë për të dëshiruar, me përjashtim të rasteve kur kjo e fundit ka qenë në konflikt me shtetin shqiptar. Situata nuk ka ndryshuar edhe tani, kur përgjegjësi i zyrës për shtyp në FSHF është ndërruar. Tregues për këtë është edhe fakti që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk ka dhënë një konferencë për shtyp prej një muaj e gjysmë. Hera e fundit që ai doli para gazetarëve ishte në fillim të janarit, kur u bë prezantimi i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Ari Han. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte padyshim një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët, ndaj të gjithë krerët e institucioneve shqiptare u shfaqën para medias për të uruar e për të demonstruar qëndrimin apo gëzimin e tyre. Duka nuk e bëri një gjë të tillë, ai u mjaftua vetëm me dy letra zyrtare në adresë të kryeministrit dhe presidentit të Kosovës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai i ka shlyer detyrimet karshi sportdashësve shqiptarë, aq më tepër kur evenimenti i së dielës prek në mënyrë të drejtpërdrejtë Kombëtaren shqiptare, atë që ka qenë simboli i bashkimit dhe i unitetit për të gjithë ata që e ndjejnë veten kuqezi. Në këtë mënyrë Duka ka lënë pa përgjigje një cështje shumë të rëndësishme, pasi në letrat që ai iu ka nisur dy drejtuesve më të lartë të Kosovës, nuk gjendet asnjë përgjigje për shumë pyetje thelbësore që kanë të bëjnë me përfaqësuesen shqiptare. Në një intervistë të dhënë për "Sport Ekspres", Duka ka thënë se nëse lojtarët nga Kosova dëshirojnë të largohen, ata do të jenë të lirë në cast. Po nëse ata të gjashtë do kërkojnë njëherazi largimin, a ka ndonjë strategji Duka se si mund ta përballojë këtë "eksod"? Si do t'i përgjigjej ai trajnerit Ari Han në rast se Cana, Beqaj, Dallku, Curri, Berisha e Rrustemi do të vendosnin të largoheshin para fillimit të edicionit? Cili është projekti i FSHF-së lidhur me të ardhmen e Kombëtares, tani që një burim talentesh si Kosova nuk do të jetë më në dispozicion të drejtuesve shqiptarë të futbollit? A ka biseduar kohët e fundit Duka me lojtarët nga trojet e Kosovës për të ardhmen e tyre? Të gjitha këtyre pyetjeve presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk mund t'u përgjigjet nëpërmjet një e-mail-i, pasi u detyrohet shumë më tepër sportdashësve shqiptarë. Por edhe medias, pasi FSHF s'mund të kujtohet për të vetëm kur Pango e Berisha kërkojnë të nxjerrin "në rrugë" drejtuesit e saj. Shtypi sportiv duhet të pasqyrojë probleme më të thella sesa akuzat, shpesh personale, të kreut të Federatës me Pangon e Spahinë (sepse, për ironi, me Berishën nuk guxon kurrë). E nëse Duka guxon të thotë se MTKRS "kërkon të ndërhyjë në punët e brendshme të institucionit të tij", ai duhet të kuptojë se për të drejtën televizive shteti ka shumë të drejtë të bëjë atë... auditimin e famshëm. Madje shteti në këtë aspekt është shumë më transparent. Sepse këto ditë është duke u vendosur pikërisht edhe shuma për të drejtën televizive, gjë që duket se ka cuar edhe në një embargo ndaj medias, që mesa kuptohet, nuk duhet të marrë vesh asgjë dhe nga askush, se cfarë ndodh brenda institucionit, që për cudi është kthyer në një cerdhe vartësish që s'dinë të thonë gjë tjetër vec tradicionales: "Shefi ka gjithmonë të drejtë". Dhe për dreq, FSHF e ka të shkruar në rregullore punën e takimit të përditshëm me mediat. Por, mesa duket, rregullat e FSHF-së nuk janë shkruar për t'u zbatuar.