E Shtunë, 31 Tetor 2026

Labinot Haliti te Lodz për 20 mijë euro

Mesfushori i Teutës, Labinot Haliti do të jetë pjesë e skuadrës polake, Lodz. Klubi i kategorisë së parë është gati të paguajë një dëmshpërblim për të siguruar shërbimet e 22-vjecarit. Lajmin e jep për Albania-sport.com menaxheri i FIFA-s, Rudi Vata. "Haliti ka dhe katër muaj kontratë me Teutën dhe shuma që do të paguhet nga klubi polak pët të blerë kartonin e tij është 20 mijë euro", - tha Vata, i cili kreu edhe transferimin e Njazi Kuqit të Tus Koblenz në Bundesliga 2.
Ish-meshushori i Njukasëll Xhets në Australi kaloi me sukses testin 4-ditor me skuadrën polake në Antalia të Turqisë. Vetë lojtari mbeti i kënaqur me parraqitjen e tij me Lodz.
"Haliti pranoi të shkëputej nga kampionati australian vinte në Shqipëri pasi dëgjoi edhe këshillën e ish-trajnerit të Kombëtares, Oto Baric", - tha Vata përmes linjës telefonike.
"Kur Kosova të bëhet pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s, me siguri do ta shohim Labinot Halitin edhe në përfaqësuese. Atë ëndërr që nuk e plotësoi dot si lojtar i Shqipërisë mund ta përmbushë me Kombëtaren e Kosovës", - shtoi ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare.
"Është një futbollist i talentuar dhe në skuadrën polake me siguri do të bierë dhe nuk kanë për të munguar ofertat nga klubet gjermane", - shpreh bindjen e tij Vata, që theskon faktin se Labinoti duhet të përmirësojë kondicionin fizik.
"Në Poloni futbolli është i lojës fizike dhe këtë mangësi Haliti duhet ta riparojë sa më shpejt, pavarësisht se teknika e tij ia fsheh bukur këtë defekt të korigjueshëm", - përfundon Vata, i cili nuk e fsheh entuziazmin e tij edhe për sulmuesin Njazi Kuqi. "Pas golit të tij të parë me Tus Koblenz kundër St.Paulit, Njaziu do të shpërthejë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›