Brigel: Kosovarët? Jo e ndershme të ikin

Jetmir Halilaj
E ardhmja e lojtarëve kosovarë në Kombëtaren shqiptare, tani që Kosova është shtet i pavarur dhe që Federata e saj (FFK) shumë shpejt do të anëtarësohet në UEFA e FIFA, është shndërruar në një cështje më vete. Në të kaluarën futbollistët janë shprehur gjithnjë të rezervuar kur janë përballur me pyetje që kanë të bëjnë me këtë temë, duke përsëritur vazhdimisht se ishte herët për përgjigje të sakta, por sot një "driblim" i tillë nuk vlen më, pasi herët apo vonë ata do të japin një përgjigje përfundimtare për zgjedhjen që do të bëjnë. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, në një intervistë për "Panorama Sport" ka thënë se lojtarët nga Kosova që kanë veshur deri tani fanellën kuqezi duhet të qëndrojnë, pasi nuk është e ndershme të ikin. "Pavarësia e Kosovës ishte një eveniment që pritej prej kohësh dhe unë jam i bindur se kjo ishte rruga e drejtë që duhej ndjekur. Më bëhet qejfi për të gjithë shqiptarët, sepse e di që kjo është një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme për ju, – është shprehur tekniku gjerman. – Kombëtarja shqiptare? Unë mendoj se lojtarët nga trojet e Kosovës nuk duhet të largohen. Nuk do të ishte e ndershme. Ata gjithnjë janë trajtuar si të barabartë dhe nëse kanë qenë ndër më të mirët, njëkohësisht kanë qenë edhe ndër më të vlerësuarit dhe unë jam dëshmitar i kësaj që po them". Sipas ish-trajnerit të Shqipërisë edhe kosovarët janë shqiptarë. "Nga eksperienca që unë pata në Shqipëri mund të them se asnjëherë nuk ka pasur dallime mes futbollistëve të Kombëtares, jo vetëm nga stafi teknik, por edhe nga drejtuesit e Federatës dhe mendoj se nuk do të ishte e ndershme që ata të largoheshin. Njerëzit e FSHF-së kishin shumë besim tek ata dhe nëse pas largimit tim, numri i lojtarëve nga Kosova në përfaqësuesen e Shqipërisë është shtuar, kjo do të thotë se Federata shqiptare ka pasur besim të plotë. Unë kam përshtypjen se nuk do të largohen. Në fund të fundit, edhe kosovarët janë shqiptarë, apo jo?", ka nënvizuar Brigel. Tekniku gjerman ka pohuar se do të jetë një minus për Kombëtaren shqiptare fakti që shumë talente nga trojet e Kosovës nuk do të jenë më në dispozicion të Shqipërisë. "Ky po që mund të konsiderohet një problem, megjithatë kjo do të thotë se Federata shqiptare do t'u japë më tepër prioritet lojtarëve nga Shqipëria", ka thënë tekniku gjerman.