Konferencë shkencore në Durrës për gegërishten
16/12/2010 Dialekti i gegërishtes ka mbledhur në një konferencë shkencore albanologë të shumtë nga vendi e Bota, akademikë dhe studiues të fushave të tjera. Konferenca që ka nsiur dje në Durrës është orientuar nën termin “Shqipja në etapën e sotme: Politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, e cila organizohet nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. Personalitete të gjuhësisë e letrësisë së institucioneve kërkimore e shkencore shqiptare dhe studiues të shqipes nga jashtë vendi do të qëndrojnë në këtë sesion shkencor për tre ditë me rradhë duke zhvilluar pesë seanca. Studiuesit e gjuhëtarët Besim Bokshi, Kolec Topalli, Mustafa Ibrahimi dhe Aljula Jubani. akademik Bahri Beci Seit Mancaku, Bardhyl Demiri, Bahtjar Kryeziu, professor dokor Mehmet Çeliku kanë qenë emrat kryesorë në referime të ditës së parë dhe në listën e lektorëve për ditët e tjera. Akademiku Kolec Topalli në diskutimin e tij ka pohuar se është e nevojshme të shikohen problemet që ka standardi i sotëm i gjuhës. Studiuesi i njjohur ka bërë të qartë se zhvillimet e shumta në shoqërinë shqiptarë si dhe e kaluara me problemet e saj në standarit e shqipes kanë nevojë të shikohen me frymën e dhënies së vlerave të merituara që ka gjsipja me degëzimet e saj. Gegërishtja dhe drejtshkrimi i gjuhës shqipe qenë dy nga pikat rreth të cilave diskutoi Topalli. Në lidhje me futjen e gegërishtes në gjuhën standarte, Akademik Kolec Topalli është shprehur se: “është e nevojshme që e gjithë pasuria e madhe e saj që nuk ka hyrë në standard të bëhet pjesë e saj”. Ai më pas ka afruar shembuj e raste për të deklaruar se shumë nuance kuptimorter, trajta e foerma si dhe pasuri leksikore gegërishte është lënë jashtë standarit dhe rregullores së drejtshkrimit. Konferenca ka pasur në fokus evulucionet në këtë fushë dhe studiuesit e akademikët e pranishëm kanë treguar kujdes qaë sesioni shkencor të mos bjerë në kurthin e lartësimit të njërit dialect e qortimit të tjetrit apo edhe të çështjeve të tjera të cilat në periudhën e para viteve 90 nuk janë lejuar të bëhen asnjëherë objekt dikutimi mes akademikësh. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Tiranë nuk pati prani të lektorëve e pedagogëve të vet dhe një fakt i tillë nuk kaloi pa rënë në sy. Sipas disa pohimeve bnrenda konferencës refuzimi është pjesë e “merakut” që kanë disa studiues lidhur me dominantën në normën letrare dhe në shqipen standarte. Seanca e parë “Standardi dhe legjislacioni” është drejtuar nga Besim Bokshi, Kolec Topalli, Mustafa Ibrahimi dhe Aljula Jubani. Në këtë seancë kanë referuar Akademik Bahri Beci nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me referatin: “Historia e standardizimit të shqipes” dhe Akademik Rexhep Ismajli me referatin: “Politika gjuhësore”. Pas punimit të kumtesave dhe diskutimeve gjith♪5ka është përqendruar në çështjen nëse duhet future gegërishtja në standartin e shqipes. Të gjithë autoritetet e gjuhësisë dhe filozofisë së gjuhës që kanë diskutuar apo referuar dje kanë ndarë të njëjtën mendim duke theksuar se gegërishtja nuk duhet të zëvendësojë standartin. Akademikët Bahri Beci dhe Kolec Topalli kanë ndarë të njëjtin mendim teksa kanë jellë shembuj se si gegërishtja është “diskriminuar” në standart por rregullimi i kësaj “padrejtësie” është gjykuar se nuk mund të vijë duke zëvendësuar në standart toskërishten me gegërishte. Fjalori i gjuhës së sotme shqipe ka 40 mijë fjalë, ndërkohë që ky numër mund të shkojë drejt dyfishimit. Studiues, pegadogë, profesorë dhe akademikë janë shprehur se duhet të rishikohet edhe drejtshkrimin e vitit 1973 duke u gjykuar se kjo rregullore duhet detyrimisht të pasurohet. Konferenca shkencore në ditën e parë të zhvillimit të saj nuk manifestoi asnjë lloj qëndrimi politik ndërkohë që pati tendenca për të mos “toleruar” në ndryshimet e standartit duke marrë sit ë përsosur standartin e sotëm dhe drejtshkimin e njësuar.