E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi për Cefën, provë gjenerale për votimin për Presidentin e Republikës

Share

Për këdo që ka patur iluzione se një votim i fshehtë për Presidentin e Republikës në Kuvend mund të rrëzojë mazhorancën aktuale, votimi i djeshëm për dërgimin e Elvis Cefës në KLD-së vërtetoi se iluzionet e tyre kanë qenë të kota . Votim i fshehtë për Berishën nuk është ai që mund të imagjinojë çdo njeri me mendje normale për Berishën, votim i fshehtë është ai që mund të identifikohet më vonë me anë të ndonjë gjurme në fletët apo në sistemin elektronik të votimit.

Mazhoranca aktuale mund të bjerë vetëm në qoftë se të paktën 71 deputetë dalin hapur kundër Berishës dhe e rrëzojnë atë duke propozuar një kandidaturë alternative për kryeministër. Dhe, duke gjykuar nga situata aktuale në Kuvendin e Shqipërisë, kjo gjë nuk mund të ndodhë pa një vendim të LSI-së për të votuar për një kryeministër tjetër.

Por Ilir Meta mbrëmë në Top Story nuk dha asnjë shenjë se LSI-ja ka ndërmend të marrë një vendim të tillë deri në përfundimin e mandatit të kësaj qeverie. Si në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ashtu edhe në lidhje me Kodin Zgjedhor, ai shfaqi qëndrime të kundërta me të Berishës, por theksoi se LSI-ja nuk do ta përdorë mekanizmin e votës në Kuvend për të detyruar Berishën të ndryshojë qëndrim lidhur me këto dy çështje.

E.Zaloshnja

 http://respublica.al/artikuj/2012/4/13/votimi-per-cefen-prove-gjenerale-per-votimin-per-presidentin-e-republikes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›