E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina është kulmi

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 08:57

Alejandro Sabella tha se ka arritur kulmin në profesionin e tij, kur u prezantua zyrtarisht si selektor i ri i Argjentinës dhe trajneri që do të udhëheqë dy herë fituesin në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

“Ekipi kombëtar është kulmi, ne të gjithë e ëndërrojmë”, tha Sabella gjatë një konference për shtyp.

“Si fëmijë ëndërronim të luanim në divizionin e parë, në ekipin kombëtar, në ndonjë shtet të huaj. Pastaj si trajner dëshironi të punoni në divizionin e huaj, por ëndërroni të udhëhiqni ekipin kombëtar. Në këtë profesion është sikur arritja e zenitit”, shtoi Sabella, ish mesfushor i cili në karrierën e tij të shkurtër si trajner në klube fitoi Copa Libertadores 2009 me skuadrën Estudiantes dhe titullin shtetëror në dhjetor të vitit të kaluar.

Sabella, asistent i Daniel Passarellas në Kampionatin botëror 1998 në Francë, ka zëvendësuar Sergio Batistan, i cili u shkarkua pas dështimit të Argjentinës që si nikoqir nuk kaloi më tepër se çerekfinalja në Copa America muajin e kaluar.

Argjentina e përbërë nga futbollistë të klasit botëror si Lionel Messi tashmë 18 vite nuk ka fituar ndonjë titull të rëndësishëm. Angazhimi i parë i Sabellas do të jetë në turneun në Azi, ku do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Venezuelës në Calcutta më 2 shtator dhe Nigerisë në Dhaka katër ditë më vonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›