E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gotze si Messi

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 09:00

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer ka lavdëruar mesfushorin e Borussia Dortmundit, Mario Gotze, duke theksuar se i riu ka kualitete të ngjashme me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

19 vjeçari ka depërtuar në skenë gjatë sezonit të kaluar, kur skuadra e tij Borussia Dortmund fitoi titullin në Bundesligë, ndërsa mesfushori ofensiv dha kontribut të konsiderueshëm.

Ai me 15 asistime mori mirënjohje ndërkombëtare dhe fitoi shumë adhurues, përfshirë ish yllin e Bayern Munichut dhe të Kombëtares gjermane.

“Është e pamundshme të ndalet Mario Gotze”, tha Beckenbauer për Bild. “Ai luan sikur të mos jetë askush përballë tij në fushë. Ai ka kualitete të ngjashme me Lionel Messin, stili i tyre i lojës dhe kuptimi i bën ata të veçantë - futbollistë të rrallë”, shtoi ai.

Mes tyre ekzistojnë shumë paralele, pasi si Messi ashtu edhe Gotze debutuan në ligë në moshën 17 vjeç, ndërsa morën ftesat e para në Kombëtare me 18. Gotze ka pranuar se pëlqen gjigantin katalan. “Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj në Nou Camp. Është kënaqësi të shikosh skuadra si Barcelona ose Arsenali”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›