Enrique i Liverpoolit

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 23:05
Mbrojtësi i Newcastles, Jose Enrique është përforcimi më i ri i Liverpoolit. Sipas të përditshmes angleze Daily Star, klubi nga Anfield Road ka arritur marrëveshje për transferimin e Enriques për 5.5 milionë funte.
Enrique ka qenë objektiv afatgjatë i Liverpoolit për pozitën e mbrojtësit të majtë. Mbrojtësi 25 vjeç ishte transferuar në Newcastle nga Villarreal më 2007 për 6.3 milionë funte dhe bëri 119 paraqitje. Së fundmi ai kishte mosmarrëveshje me klubin nga St James Park.