Superkupa Milan- Inter entuziazem edhe ne Kine
Një atmosferë feste e shoqëroi ndeshjen e rëndësishme të Superkupës së Italisë, që sërish bujti në kryeqytetin e atij shteti që dikur njihej me emrin Katai. Pasardhësit modernë të Marko Polos kishin mbushur me entuziazëm tifozët kinezë, siç është Dai Uei, tifoz milanist.
“Unë erdha në Pekin nga provinca e Siçuanit, me një grup shokësh vetëm për të parë derbin e Milanos. Shpresoj që Milani të fitojë. Rezultati duhet të jetë 2-1. Jepi Milan!”, thotë Dai Uei, tifoz milanist.
Pasi ndeshja përfundoi dhe kuqezinjtë e realizuan profecinë e Dai Ueit, trajneri i fituesve, Masimiliano Alegri, u ul në stolin e konferencës për shtyp, duke mbajtur pranë Superkupën dhe duke folur për Ibrën.
“Ai e ka treguar tashmë vlerën e tij, ndaj Mynihut, duke shënuar 2 gola në 2 ndeshje. Ne e dinim se ai ishte në formë të shkëlqyer. Është normale që në këtë moment ne nuk jemi në ritmin tonë të plotë apo 100 për qind mendërisht sepse kishim luajtur vetëm 2 ndeshje. Por, jam i lumtur sepse skuadra i tejkaloi vështirësitë dhe u mbrojt mirë, pavarësisht dominimit të Interit në pjesën e parë”, është shprehur Alegri.
Për kolegun e tij zikaltër, Gasperini, ndeshja nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar.
“Nuk dhamë në fushë atë që kishim përgatitur në stërvitje. Ne patëm probleme në vendosjen në fushë, ndonëse problemi nuk qendronte tek përbërja e skuadrës. Ne u tërhoqëm shumë në mbrojtje dhe sulmuesit e tyre patën më shumë topin në këmbë. Pra problemi ishte tek sistemi i mbrojtjes dhe lufta për topin. Na mungoi agresiviteti dhe kjo ishte kyçe në pjesën e dytë”, thotë Gasperini.
Një tifoz milanist parashikoi, ndërsa një tifoz zikaltër, i quajtur, Uang Ksiao, u tregua kurajoz pas ndeshjes, edhe pse skuadra e tij e zemrës humbi.
“Mendoj se është krejt normale të fitosh apo të humbësh. Nuk jemi aq shumë të shqetësuar, madje jemi të lumtur për golin e parë. Natyrisht, më mirë do të kishte qenë fitorja, por ne do vazhdojmë të jemi tifozë të Interit, pavarësisht humbjes”, është shprehur. Uang Ksiao.