E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina fiton trofeun “Miss Botërori 2010”



Fiton, s’fiton Argjentina Kampionatin Botëror, një bukuroshe nga vendi i Maradonës dhe Mesit e ka fituar atë. 17-vjeçarja bukuroshe Xhenifer Sherman është përzgjedhur si “Miss Botërori 2010”, në një konkurs të organizuar në Gjermani. Në vend të dytë doli Katerian Janoglu e Greqisë dhe në të tretin, Avalon Vajcig e Holandës. Një shembull frymëzimi për lojtarët e Diego Maradonës dhe një nxitje jo e vogël për të bërë një figurë të mirë. Sherman me origjinë argjentinase fitoi ndaj 31 konkurrenteve të tjera, të cilat mbanin të veshurat bluzat e kombëtareve një për çdo vend finalist të Kupës së Botës, duke fituar edhe një çmim prej 5 mijë eurosh dhe udhëtim në Egjipt. Në juri ishin: Klaudia Efenberg, ish-gjjyqtari i FIFA-s, Valter Eshvajler, kampioni i botës në vitin 1990, Pier Litbarski, por dhe ish-ylli i Bajernit, holandezi i njohur, Roj Makaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›