E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bie teza izraelite e mbrojtjes, viktimat me plumba në shpinë”



Nëntë aktivistët turq e flotës humanitare “Freedom Flotilla” janë vrarë nga forcat e armatës izraelite me plumba arme zjarri dhe goditje me shifra hekuri. Kështu thonë rezultatet e autopsisë, të publikuara nga e përditshmja britanike “The Guardian”. Plumbat 9 mm janë qëlluar nga shumë afër. Pesë nga viktimat janë qëlluar në kokë. Sipas zv/presidentit të institutit të mjekësisë ligjore në Turqi, nëntë aktivistët filo-palestinezë kanë pasur në trup gjithsej 30 plumba, dhe pesë prej tyre janë qëlluar në kokë. Një burrë 60 vjeçar, Ibrahim Bilgerm, është goditur katër herë në kokë, në gjoks, ije dhe shpinë. Fulkan Dogan, 19-vjeçari me pasaportë amerikane, është goditur pesë herë, nga më pak se 45 cm distancë në fytyrë, zverk, dy herë në këmbë dhe në shpinë. Dy burra të tjerë janë qëlluar me katër plumba dhe pesë nga viktimat janë qëlluar nga afër më zverk dhe shpinë. ‘Informacionet e reja mbi mënyrën dhe intensitetin e sulmit “minojnë” këmbënguljen e Izraelit se sulmi ishte për vetëmbrojtje’, shkruan e përditshmja britanike. është llogaritur që në fazën më të nxehtë të përballjes, komandot izraelite kanë qëlluar një person në minutë. Izraeli ka deklaruar të premten se numri i fishekëve të gjetur në trupat e viktimave nuk ndryshon faktin se ushtarët kanë qëlluar për vetëmbrojtje. “E vetmja situatë kur një ushtar hap zjarr është kur gjendet qartësisht i rrezikuar për jetën”, tha zëdhënësi i Ambasadës izraelite në Londër. Ndërkohë Izraeli ka rrezikuar prishjen e marrëdhënieve edhe me Irlandën. Flota detare Izraelite ka dalluar në receptor dje një anije tjetër të drejtuar për në Rripin e Gazës dhe e ka shoqëruar atë për në portin “Ashdod”. Operacioni ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe stafi i anijes që lundronte për në Gaza nuk ka bërë rezistencë, duke evituar të përsëritet ngjarja e 31 majit, ku për shkak të përleshjeve mes aktivistëve në një anije turke dhe trupave izraelite humbën jetën 9 vetë. Anija “Rachel Corrie” mbërriti në portin izraelit rreth orës 5:30 të pasdites. Bashkimi Europian, Rusia dhe Turqia i kanë bërë thirrje Izraelit t’i japë fund bllokadës në Gaza. Autoritete izraelite thonë se kufizimet janë të domosdoshme, për t’u siguruar se në brigjet e kontrolluara nga Hamasi nuk do të hyjnë armë. Anija e sekuestruar ishte irlandeze. Menjëherë pas lajmit të bllokimit të anijes dhe shoqërimit të aktivistëve të saj të Izrael, rreth 200 persona kanë protestuar në Belfast kundër këtij veprimi. Zv/ministri i parë Martin McGuinness e përshkroi ndërhyrjen e Izraelit si një “sulm” dhe tha se ishte një “përdorim krejtësisht i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm i forcës”. “Rachel Corrie duhej të lejohet të vazhdojë drejt Gazas pa agresionin Izraelit”, tha ai. “Ky është një sulm në një anije me flamur irlandez dhe kërkon një përgjigje të fortë nga Qeveria irlandeze”, paralajmëroi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›