E Diel, 1 Nëntor 2026

Holanda bën 6 gola, por Robeni i prish festën



Festa e holandezëve në “Amsterdam Arena” zgjat për 85 minuta dhe më pas, në stadium pllakos heshtja. Arjen Roben lë fushën e lojës, pas një dëmtimi të pësuar në gjurin e majtë. Ky fakt u mjafton tifozëve të portokallinjve dhe gjithë stafit të skuadrës për të harruar goleadën 6-1 kundër Hungarisë. Arjen Roben, ylli dhe udhëheqësi i skuadrës së Bajernit të Mynihut në sezonin e kaluar, pritej që së bashku me Uesli Shnajderin të merrnin në dorë Holandën dhe të tentonin triumfin në Afrikën e Jugut. Por kjo fazë parapërgatitore është e mallkuar. Pas Drogbasë, Balakut, Esienit dhe Ferdinandit, teksa në dyshim është edhe Pirlo, një tjetër yll mund t’i japë lamtumirën këtij edicioni të sivjetshëm. Mesfushori i Holandës rrezikon seriozisht pjesëmarrjen e tij në turneun e Afrikës së Jugut. Padyshim që kjo do të ishte një humbje e madhe për “tulipanët”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›