E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uruguai, Forlan: Jemi ne surpriza e turneut



Uruguai ka në përbërjen padyshim një ndër repartet sulmues më të fortë në botë, kur kujtojmë që trajneri Tabarez mund të mbështetet tek sulmuesi i Palermos, Kavani, Suarez i Ajaksit dhe Forlan i Atletikos së Madridit. Ky i fundit, nisur edhe nga ky fakt pranon se kombëtarja e tij mund të shkojë lart sivjet. “Ne do të jemi surpriza e këtij Botërori. Po punojmë për të qenë në formë maksimale dhe tashmë kjo skuadër mund të mbështetet te një përbërje miks mes talenteve dhe lojtarëve me eksperiencë. Pika jonë më e fortë është sulmi, por gjithsesi tani ka ardhur koha që t’i shfrytëzojmë në fushë cilësitë tona”, deklaroi Diego Forlan. Futbollisti po kalon një periudhë të shkëlqyer fakt që tregoi edhe fundi i sezonit me Ateltikon e Madridit, skuadër me të cilën fitoi edhe Ligën e Evropës duke shënuar edhe dy gola decizivë në atë finale me Fulhamin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›