E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria mbështet Kosovën në Nismën adriatiko-joniane

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 21:17

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto deklaroi në Bruksel se të gjitha iniciativat janë të rëndësishme për rajonin, pasi ato i kontribuojnë drejtpërdrejt perspektivës së përbashkët për integrim në Bashkimin Evopian.

Në këtë kontekst, në takimin e 13-të të Nismës adriatiko-joniane në Bruksel, Haxhinasto, duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës dhe Maqedonisë në këtë iniciativë, nënvizoi se, pavarësisht statusit të vendeve, këto takime i sjellin njerëzit më pranë njëri-tjetrit dhe, për këtë arsye, Shqipëria mbështet përfshirjen e të gjitha vendeve të rajonit në to.

Në takim ishin të pranishëm ministrat e jashtëm dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të kësaj iniciative: Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, Italisë dhe Sllovenisë etj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›