E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi 1958: Brazili shkrin suedezet

(Panorama Sport) - Botërori i vitit 1958 zhvillohet në Suedi. Është viti jo vetëm i Kupës së Botës por edhe ngjarjes më tragjike në futboll. Skuadra e Mançester Junajtid, duke u kthyer nga një ndeshje që kishin luajtur në Beograd, thuajse asgjesohet në afërsi të Mynihut. Shpëton për çudi 19 vjeçari Bobi Çarlton, me të cilin do të takohemi në galerinë e yjeve të botërorit 1966 në Angli. Është botërori 17-të vjeçarit Elson Erantes Demos Qiumentes i mbiquajtur thjesht Pele. Është botërori i Brazilit që aq shumë u admirua që më 1950 në Uruguai, po që kurrë nuk arriti të ngjitej në podiumin e fitores. Është botërori i trajnerit të saj Visente Feda zbatuesit të sistemit taktik 4-2-4 që do të varrosë sistemin WM.

Samba braziliane

Në ditët e frekëta të verës Suedeze e cila po jeton bukurinë e rrallë të ditëve të bardha, brazilianët që sjellin nxehtësinë e tropikut të viseve të tyre, i japin një ngjyrim ekzotik këtij botërori falë sambas, këtij kërcimi që e luajnë me aq temperament në fushë. Në grupin e tyre të tmerrshëm likujdojnë Austrinë, Bashkimin Sovjetik, barazojnë pa shumë telashe me Anglinë, po heqin pikën e zezë me Uellsin (1 – 0) në në çerekfinale, për të shpartaluar francezët e Kopasë dhe Fontenit. Në finale i presin të zotët e shtëpisë, natyrisht jo për t’i gostitur potr për tu thënë se janë ata që duhet të meritojnë kurorën e botërorit. Për këtë arsye ata thërrasin djemtë mërgimtarë që janë shpërndarë anekënd Evropës; Lidholm, Hamrin, Skoglund, Simonson, Bergmark etj. Si për të treguar e jo rastësisht është Kampione e Botës në fuqi, RF Gjermane, e drejtuar nga Hardergeri, paraqet një futbolist të ri si qëndërsulmues, Uve Zeelerin, emri i të cilit do të dominojë deri më 1970 në tri botërorë të tjerë. Është pastaj Franca që do t’i dhurojë botës një shenjëtar të rrallë si Fonteni i cili me 13-të të shtënat e tij të sakta mbetet ende më i miri në librin e botërorëve të futbollit dhe mesa duket edhe për dekada e dekada të tjera. Po është edhe Bashkimi Sovjetik. Për shkak të politikës vetëizoluese të diktatorit Stalin, futbolli sovjetik shfaqet për herë të parë në një botëror futbolli. Dhe duhet thënë jo pa sukses. Mungon Italia, për të cilën dy botërorët e viteve 1934, 1938 janë “na ishte një herë një skuadër dy herë Kampionëe e Botës”, e eliminuar nga Irlanda e Veriut, e cila së bashku me Skocinë, Anglinë e Uellsin, për të cilat folëm më sipër, për herë të parë dhë të fundit deri tani, i japin mundësi Britanisë së Madhe të përfaqësohet me të 4-t federatat e veta.

Botërori i golave

Kupa e Botës 1958 është botërori i festivalëve të golave, ku vetëm dy ndeshje mbyllen pa to (Suedi – Uells dhe Brazil – Angli) e ku pas disa rezultateve me pak gola, ndeshjet e tjera regjistrojnë rezultate me shumë dhunime rrjetash. Për këtë mjafton të përmendim që në gjyëmfinale Suedia mund Gjermaninë Perëndimore 3–1, Brazili Francën 5–2. Pastaj në finale për vendin e tretë Franca mposht Gjermano-perëndimorët 6–3 në finale Brazili Suedinë 5–2. Në finalen e luajtur më 29 qershor në Stokholm, çasti magjik i suedezve që e shohin veten Kampionë të Botës, zgjat vetëm 6 minuta, kur Lidholmi shënon golin e parë. Pastaj në minutën e nëntë barazon Vava, i cili u jep frymëzim shokëve të tij duke shënuar dhe golin e dytë. Më pas gjithçka zhvillohet nën ritmin e sambas të drejtuar nga Pele që shënon dy gola, njëri prej të cilëve pas një ujvare të tërë lëvizjesh fizio-karakteristike, që edhe sot mbetet një nga golat më të bukur të antolgjisë së botërorëve të futbollit. Simonsoni kërkon të zbusë përmasat e një humbje të turpshme më një gol të shënuar 10 minuta para mbarimit, por nuk është i këtij mendimi Pele që shënon edhe golin e pestë dhe të fundit të këtij botërori.

Rezultatet

Ir.e Veriut–Çekosllovaki 1-0
Argjentinë–Gjermani 1-3
Gjermania–Çekosllovaki 2-2
Argjentinë-Ir. Veriut 3-1
Çekosllovaki-Argjentina 6-1
Gjermani-Ir.e Veriut 2-2
Ir.e Veriut–Çekosllovaki 2-1
Jugosllavi–Skoci 1-1
Francë–Paraguaj 7-3
Paraguaj–Skoci 3-2
Jugosllavi–Francë 3-2
Paraguaj–Jugosllavi 3-3
Francë–Skoci 2–1
Hungari–Uells 1–1
Suedi–Meksikë 3-0
Meksikë–Uells 1-1
Suedi–Hungari 2-1
Hungari–Meksikë 4-0
Suedi–Uells 0–0
B. Sovjetik–Angli 1-0
Brazil–B. Sovjetik 2-0
Angli–Austri 2-2
B. Sovjetik–Austri 2-0
Brazil–Angli 0-0
Brazil–Austri 3–0

Çerekfinale
Gjermani–Jugosllavi 1-0
Brazil–Uells 1-0
Suedi–B. Sovjetik 2-0
Francë–Ir.e Veriut 4–0

Gjysmëfinale
Suedi–Gjermani 3-1
Brazil–Francë 5-2

Finalja
Brazil–Suedi 5–2

Pele, mbreti i futbollit botëror

Edson Arantes Do Nascimento i mbiquajtur thjesht Pele ka lindur më 23 tetor 1940 në Tres Coraçoes të Brazilit. Gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm për skuadrën Santosit në vendin e tij dhe Nju Jork Kozmos në Amerikë në fund të karrierës futbollistike. Është padyshim futbollisti më i famshëm i të gjitha kohërave. Pele i cili në botërorin e vitit 1958 ishte vetëm 17-të vejç, ka shënuar 77 gola në 92 ndeshje me ekipin kombëtar brazilian. Ka qenë futbollisti më i mirë i shekullit të kaluar dhe ka fitur Kupën e Botës më 1958, 1962 dhe 1970. Ka qenë Kampion i Brazilit me skuadrën e San Paolos më 1956, 1958, 1960, 1961, 1962, 1964, 1965, 1967, 1968, 1969, 1973. Më 1961, 1962 ka fituar Kupën Libertadores me Santosin. Si dhe ka fituar Kupën e Brazilit në vitet 1961, 1962, 1963, 1964, 1965, 1968. gjatë gjithë karrierës së tij ka shënuar 1281 gola në 1363 ndeshje.

Masopusti - Lindur më 1931 në Most, në një familje minatorësh nga Bohemia, në moshën 17-të vjeçare është futbollisti i Teplicës e pastaj i Dukles të Pragës. E ftojnë shpejt në kombëtare ku aktivizohet në 56 ndeshje duke përfshirë botëroret e viteve 1958 - 1962. Është i pari futbollist i Evropës Lindore që më 1962 fiton Topin e Artë. Nga vitet 1949 - 1968 luan më shumë se 700 ndeshje me Duklin e Pragës dhe më 1963 aktivizohet me përfqësuesen e FIFA-s në takimin me rastin e 100 vjetorit të futbollit anglez.

Zhyst Fonteni - Mbahet ende si golashënuaresi më i mirë i të gjithë botërorëve. Në Kupën e bOtës të vitin 1958 francezi shënoi plot 13 gola, record ky që nuk është thyer nga asnjë futbollist deri tani. Fonteni ka luajtur në ardhët e Nicës dhe Reims. Në kampionatin francez të futbollit ka shënuar 156 gola gjatë karrierës së tij sportive. Ndërsa me ekipin kombëtar francez ka zhvilluar 20 takime duke shënuar 27 gola.

Kurt Hamrini - Ka lindur në Stokholm më 1934. Hamrini e ka nisur karrierën e tij tek skuadra e AIK të qytetit të tij. Por në vitin 1956 kalon tek skuadra e Juventusit në Itali. Këtu zhvillon 23 takime duke shënuar 6 gola. Pastaj kalon tek Padova ku arrin të shënojë 20 gola në 30 ndeshje. Pastaj vejn shpërthimi me kombëtaren suedeze duke u cilësuar ende si një nga futbollistët më të mirë të Suedisë.

Raimond Kopa - E nis karrierën e tij futbollistike në radhët e Anxhers. Por pas dy vjetësh kalon në kampionatin francez të futbollit, tek Reims. Këtu fiton katër herë kampionatin duke arritur deri në finalen e Kupës së Kampioneve përballë Realit të Madidit. Më pas kalon pikërisht tek madrilenët me të cilët bëhet tri herë Kampion Evrope. Me përfaqësuesen franceze zhvillon 45 ndeshje. Në vitin 1958 cilësohet futbollisti më i mirë i Evropës.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›